Friday

Test Psikologjik: Sa i/e Ndjeshme Jeni Ju?

Tags

Test Psikologjik: Sa i/e Ndjeshme Jeni Ju?

Sipas një studiueseje dhe psikologeje të huaj, një në pesë persona, femra dhe meshkuj, mund të klasifikohet si “shumë i ndjeshëm”. Pra, me shumë mundësi ju mund të njihni ose të jeni të dashuruar me një person me këtë tip personaliteti

Disa persona janë më të ndjeshëm se disa të tjerë dhe ky nuk është gjithmonë një defekt. Një në pesë persona, femra dhe meshkuj, mund të klasifikohet si “shumë i ndjeshëm” ose Hsp, sipas studiueses dhe psikologes Elaine Aron. Kjo do të thotë se, me shumë mundësi, ju njihni ose jeni të dashuruar me një person me këtë tip personaliteti. Ja atëherë disa nga gjërat që duhet të dini për personat shumë të ndjeshëm e që i doni shumë.

Qajnë lehtësisht

Kur janë të lumtur, të trishtuar dhe të nevrikosur. Kjo ndodh, sepse personat veçanërisht të ndjeshëm janë të destinuar t’i ndiejnë shumë emocionet dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe për pasojë të reagojnë.

Nuk janë të gjithë introversë

Introvers nuk është sinonim i të ndjeshmit. Në të vërtetë, sipas kërkimeve të Aron, rreth 30% e personave shumë të ndjeshëm janë ekstroversë.

Vendimet u shkaktojnë ankth

Është e dallueshme që personat shumë të ndjeshëm nuk janë të zotët të marrin vendime, edhe pse thjesht mund të bëhet fjalë për shembull për vendin ku do të darkojnë. Kjo, sepse tuten mbi mundësinë e bërjes së zgjedhjes së gabuar.

Janë gjithmonë mbështetës të mirë

Mos kini frikë t’u afroheni personave të ndjeshëm kur keni nevojë për një shpatull mbi të cilën mund të qani. Natyra e tyre ultraempatike konsiston në faktin se janë dëgjues ekselentë kur keni nevojë, sepse nëse ndieni dhembje e ndiejnë edhe ata, ndërkohë që duan të bëjnë gjithçka që t’ju kthejnë humorin. Personat shumë të ndjeshëm janë “mësues” të duhur.

Zhurmat përsëritëse dhe të forta janë më të këqijat

Zhurma e përtypjes së çamçakëzit, treni kur frenon, bashkëbiseduesit e zhurmshëm … ata janë të ndjeshëm edhe ndaj këtyre veprimeve.

Zakonet e tyre të punës nuk janë shumë të zakonta

Puna nga shtëpia ose në një hapësirë të qetë është një ëndërr për personat shumë të ndjeshëm, sepse këto kushte i ndihmojnë ata të përqendrohen kur janë të shqetësuar. “Personat e ndjeshëm arrijnë të përdorin vëzhgimet e tyre në avantazh e tyre … duke arritur maksimumin”, ka thënë Aron për “HuffPost”. “Ata e dinë se si t’i mbështesin idetë e tyre pa u bërë qesharakë, për shkak të natyrës së tyre analitike dhe refleksive (vetëm nëse nuk i detyrojnë të marrin një vendim përfundimtar mbi një projekt).

Mos i kërkoni të shihni bashkë një film me dhunë

E njëjta empati që njerëzit e ndjeshëm ndiejnë për të tjerët në kombinim me stimulimin e madh, në sytë e tyre filmat me tema dhune u duken vërtet të tmerrshëm.

Kanë një tolerancë të ulët ndaj dhembjes

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një krah të thyer ose vetëm një gisht, çdo lëndim u dhemb me të vërtetë shumë. Kjo, sepse personat shumë të ndjeshëm të tillë janë edhe në aspektin fizik, sipas kërkimit të Aron.

Janë të etur për marrëdhënie të thella

Sipas Aron, personat shumë të ndjeshëm kanë tendencë të mërziten shumë kur martohen, veçanërisht në rast se ndiejnë mungesën e emocioneve të forta që verifikohen gjithnjë e më të pakta me kalimin e viteve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se janë të pakënaqur nga marrëdhënia, por vetëm se kanë nevojë të gjejnë një mënyrë për të pasur më shumë biseda stimuluese.

Nuk mund të pushojnë së qenë shumë të ndjeshëm

Një studim i vitit 2014, i botuar në revistën “Brain and Behavior”, ka zbuluar se personat shumë të ndjeshëm kanë aktivitet më të madh në zonat e trurit që lidhen me empatinë dhe ndërgjegjen. Me pak fjalë, janë të ndërtuar neurologjikisht të sillen ashtu siç janë.


Ju mund të zbuloni fare lehtë kush është i/e ndjeshme (përfshirë veten tuaj) përmes këtij testi. Një studim i Universitetit të Cambridge krijoi një pyetësor që përcakton sa të ndjeshëm jeni ju. Ky është varianti i shkurtuar i këtij pyetësori! Atëherë mos prisni më gjatë por provoni veten dhe mos harroni t'ja dërgoni këtë test edhe personave që ju interesojnë.

Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI më poshtë: