Thursday

10 Krijesat Mitike që Kanë Ekzistuar Vërtetë

Tags


Njerëzit modernë, nga natyra janë skeptikë. Ndoshta sepse janë rritur duke lexuar, dëgjuar dhe parë histori fantastike, vetëm për të zbuluar që bota reale nuk është dhe aq entuziazmuese. Monstrat nuk janë real.

Magjia nuk është reale. As Babagjyshi, Lepuri i Pashkëve, etj. Por thjesht sepse Babagjyshi nuk është një elf magjik, kjo nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar një individ real që hynte fshehurazi nëpër shtëpitë e njerëzve dhe linte dhurata në oxhakun e tyre.

Kjo listë tenton që t’u japë skeptikëve një dozë realiteti mbi gjërat mistike që supozohet se kanë ekzistuar. Shumë njerëz kur dëgjojnë për dragonjtë i shikojnë këto krijesa vetëm si subjekte filmash apo përrallash. Por në fakt këto krijesa kanë ekzistuar vërtet në lashtësi, dhe tashmë edhe shkenca e njeh këtë fakt. Po ashtu edhe hobit që shikojmë nëpër filma, kanë ekzistuar në të vërtetë. Po ashtu edhe gratë e famshme të Amazonës kanë ekzistuar.

Dragonjtë


Teoritë sipas së cilave janë frymëzuar historitë me dragonj përfshijnë kocka të humbura dinozaurësh dhe krokodilësh, por ne nuk mund t’i quajmë këta dragonj real pasi qeniet njerëzore nuk i kanë njohur asnjëherë dinozaurët, dhe ndërkohë krokodilët janë shumë të vegjël. Në këtë fazë, shfaqet Megalania, pjesë e familjes së Dragoit Komodo, që terrorizoi banorët vendas të Australisë. Ai kishte një gjatësi prej 26 këmbë (tetë metra) dhe peshonte deri në 4300 paund (1.9 ton). Pështyma e tij helmuese përmbante anticoagulant që i shkaktonte viktimave hemoragji vdekjeprurëse.

Hobit


Gërmimet në një shpellë me gurë gëlqerorë në ishullin indonezian të Flores, gjetën një skelet 3 këmbë të gjatë, me një kafkë me përmasat e një të tretës të 9kafkës së qenieve njerëzore – një hobit. Kërkuesit zbuluan kockat e nëntë qenieve të tilla, më e reja e të cilave daton rreth 12 mijë vjet më parë. Ata gjetën gjithashtu mjete dhe shenja të tjera civilizimi. Ka skeptikë që besojnë se hobit janë thjesht qenie njerëzore që kanë vuajtur nga kushtet që kanë penguar rritjen, e tillë si mikrocefalia, por ndërkohë mendimi më i pranuar nga shkencëtarët është se hobit janë specie e veçantë si Neandertalët, që kanë patur të njëjtët paraardhës me qeniet njerëzore.

Kraken (Monstra e Detit)


Kraken është besuar gjerësisht se është krijuar si rezultat i një kallamari gjigant. Me sy si topa plazhi, një kallamar gjigant është i madh sigurisht, por i 8mungon diçka … monstruoziteti. Nuk është diçka që ne mund ta shohim duke shkatërruar një barkë. Por së fundmi, një Kallamar Kolosal është zbuluar në Oqeanin Jugor. Eshët vlerësuar se përmasat e tij janë rreth 46 këmbë gjatësi (14 metra) dhe sqepi dhe sytë e tij janë më të mëdhenj se të kallamarit gjigant. Çfarë e dallon atë nga kallamarët e tjerë gjigantë: përveç ventuzës, gjymtyrët e tij të gojës janë të pajisur me ‘çengel’ të mprehtë, disa prej të cilëve rrokullisen dhe ndërkohë që të tjerë kanë tre tehe të tilla. Në këtë rast, ai shndërrohet në një qenie të rrezikshme.

Gratë e Amazonës


Me siguri keni dëgjuar për Amazonën, dhe veçanërisht për fiset e femrave luftëtare që janë më shumë të njohura për ashpërsinë dhe luftën e tyre me 7Herkulin. Historiani grek Herodoti, shkroi për fatin e Amazonave, duke thënë se ato ishin kapur, zhvendosur, më pas kishin mposhtur kapësit e tyre, ishin përmbysur në anije dhe më pas kishin përfunduar në Stepën Euroaziatike, ku kishin luftuar me Skifetë. Duke menduar se Amazonat do të ishin gra të forta për ta, meshkujt Skifetë vendosën që të përballeshin me to në betejë në fushën e dashurisë. Amazonat, që po zvogëloheshin në numër, eventualisht pranuan të martoheshin me Skifetë për aq kohë sa ata do të pranonin që vajzat e tyre të vazhdonin traditën e grave luftëtare. Herodoti është njohur si historian që e zbukuronte historinë, ndaj nuk është mirë që të besohet gjithçka ai ka thënë, vetëm në rast se ai mbështetet me prova shkencore. Dhe në këtë rast, ai mbështetet. Varre antike të zbuluara në Stepën Euroaziatike, kanë treguar se një pjesë e mirë e grave Skife kishin kocka të dëmtuara për shkak të luftimeve dhe se ato ishin groposur me shpata, shigjeta dhe thika luftëtarësh.

Ujku i ‘llahtarshëm’


Ujku i ‘llahtarshëm’ është shfaqur në shumë lojëra, dhe ndoshta një pjesë e njerëzve kanë lexuar apo dëgjuar për të dhe në Lojën e Fronit. Në jetën reale, ujqit e llahtarshëm kanë ekzistuar sëbashku me njeriun e parë dhe sëbashku me megafaunën, gjatë Epokës së Akullnajave. Ata ishin më të mëdhenj, më të fuqishëm dhe kishin dhëmbë më të mprehtë se mesatarja e ujqërve të tjerë. Por kur megafauna filloi të zhdukej, ujqit e llahtarshëm filluan të humbitnin burimet e tyre parësore ushqimore. Ata ishin shumë të ngadaltë në gjuajtjen e preve të vogla, gjë që i detyroi ata të shndërroheshin në kafshë që ushqeheshin me mbetje – diçka me të cilën ata nuk ishin mësuar, dhe që eventualisht çoi në vdekjen e tyre.

Silla dhe Karidba


Gjatë udhëtimeve të Odisesë, ai duhej të drejtonte anijen e tij drejt një ngushtice të ngushtë që kishte një monstër në afërsi të bregut. Në njërën anë ishte Silla, një bishë me disa kokë. Në anën tjetër ishte Karidba, një monstër deti që thithte anijet në thellësi duke përdorur vorbulla ujore. Odisea arriti të lundronte në afërsi të Sillës, duke menduar se do të ishte më mirë të humbiste disa nga ekuipazhi i tij, në vend që të fundosej e gjithë anija. Ngushtica e Mesinës shtrihej në mes të Siçilisë dhe tokës kryesore italiane. Ishte në këtë vend ku Silla dhe Karidba jetuan. Karidba është aktualisht një vorbull uji dhe jo monstër, dhe është në fakt më e dobët nga sa e tregojnë legjendat. Në anën tjetër të ngushticës ka cekëtina të gurta, që besohet se kanë frymëzuar krijimin e figurës së Sillës. Në realitet, duket sikur do kishte qenë më mirë që Odisea të kishte zgjedhur Karidbën.

Luftëtarët skandinavë


Luftëtarët skandinavë nuk janë thjesht një personazh i ndërtuar nga Skyrim, ata janë shfaqur fillimisht në poemat e lashta skandinave dhe në atë kohë ishin 4luftëtarë nga të cilët duhet të kishe frikë. Por si e fituan ata fuqinë mbinatyrore dhe pamposhtësinë? Apo betejat e tyre të furishme legjendare nuk ishin më shumë se trillime të bukura? Në fakt, historitë ishin të vërteta. Ata e arritën fuqinë e tyre duke konsumuar një lloj të caktuar droge. Ata konsumonin droga intoksikuese përpara betejave – kryesisht haluçinogjene – që i bënte ata të patrembur, të fuqishëm dhe të pandjeshëm ndaj dhimbjes dhe rrezikut. Kërkuesit kanë zbuluar se droga bufotenin – alkaloid haluçinogjen – është në gjendje të riprodhojë efektin “Luftëtarët Skandinavë”.

Kulla Babel


Ndryshe nga Kopshtet varura, ka prova arkeologjike në sitin e Babilonisë që mbështesin idenë se Nebukadnezar II urdhëroi ndërtimin e Kullës Babel. 3Mbetjet e saj mund të shihen në këtë sit. Vetëm se ai nuk ishte një vend që u shkatërrua nga Zoti. Ajo ishte një kulla drejtkëndore, e quajtur Etemenanki, një tempull i ndërtuar në nder te zotit Marduk, që më pas u shkatërrua nga Aleksandri i Madh. Ai dëshironte ta rindërtonte atë në emër të tij, por vdiq para se ajo të mund të ndodhte. Shumë të tjerë u përpoqën ta rindërtonin atë në nder të tyre, çdo herë duke shkatërruar atë që ishte rindërtuar, për të filluar diçka tjetër. Por askush nuk arriti ta përfundonte atë. Mesa duket tashmë ky vend përfaqëson paaftësinë njerëzore për të punuar sëbashku.

Mobi Dik dhe kapiteni Ahab


Mobi Dik jo vetëm që u frymëzua nga një lloj balene e madhe e bardhë, por ai reali ishte padyshim shumë më i rrezikshëm. Ai quhej Moka Dik, ndoshta sepse jetonte në afërsi të ishullit Moka. Ai arriti të triumfonte kundrejt 100 anijeve duke i dërguar ato në fund të detit. Ai gjithashtu u përball një herë me tre anije njëkohësisht, dhe në fund triumfoi sërish. Kapitani Ahab është frymëzuar gjithashtu nga një burrë që ka jetuar në të njëjtën kohë me Moka Dik. Kapiteni Polard nuk tentoi të merrte hak pasi anija e tij u sulmua nga një balenë, duke bërë që ai dhe ekuipazhi i tij të shndërroheshin në kanibalë për të mbijetuar, por ai u kthye në det si kapiteni i anijes së re, që gjithashtu u fundos – këtë herë nga një stuhi. Ai kaloi vitet e mbetura si një roje nate.

Imogi (Dragua Korean)


Legjendat koreane flasin rreth Imogit – pitonë gjigantë që mendohet se kanë qenë dragonj të rinj. Thuhet se Imogit kanë jetuar në ujëra apo shpella, dhe duhej të jetonin për mijëra vjet para se të mund të shkonin në parajsë dhe të shndërroheshin në dragonj të vërtetë dhe të plotësuar. Në fakt në Amerikën e Jugut dhe jo në Kore, ka pasur një piton të përmasave të tilla që njerëzit mund ta kenë ngatërruar me një dragua të ri. Titanoboa ishte 14 metra i gjatë dhe peshonte rreth një ton. Ai kishte një forcë shtypëse prej 28.12 kg/m2, që është njëlloj si të kesh mbi vete Urën Bruklin. Ata u zhdukën vite më parë, por njerëzit preferojnë të mistifikojnë figurën e tyre.