Thursday

10 ‘Simptomat’ e Një Inteligjence Superiore

Tags

10 ‘Simptomat’ e Një Inteligjence Superiore


Çfarë kanë të përbashkët personat inteligjentë? Shkencëtarët janë përpjekur ta zbulojnë dhe kanë gjetur mjaft shembuj. Ja disa nga ‘simptomat’ e një inteligjence mbi mesataren.

Je fëmija i parë


Sipas një studimi të universitetit të Oslos, fëmijët e parë kanë një mesatare inteligjence 2-3 pikë më të lartë krahasuar me vëllezërit apo motrat më të vogla. Arsyet nuk janë gjenetike, por edukative. Duket se diferencën e bën investimi në kohë dhe vëmendje nga ana e prindërve karshi fëmijës së parë.

Je i/e gjatë


Gjatësia gjysma e bukurisë, por jo vetëm. Në moshë të rritur personat më të gjatë kanë edhe rrogat më të mira. Arsyeja? Sipas një studimi të universitetit të Princetoin, të vitit 2006, në moshën 3-vjeçare, përpara se shkolla të ndikojë, personat më të gjatë kanë performancë njohëse më të mirë se ata më të shkurtër. Fëmijët e gjatë kanë shansin të bëhen të rritur më të mprehtë, me një të ardhme të shkëlqyer në karrierë.

Ke një mace


Sipas një studimi mbi të zotët e qenve dhe maceve të kryer në vitin 2014 nga psikologia Denise Guastello, nga Carroll University (USA), ata që kanë një qen janë më energjikë dhe social, ndërsa ata që kanë një mace priren të jenë më introvert, të ndjeshëm, antikomformistë dhe inteligjentë.

Je mëngjarash


Kreativitet me tepri, prirje për dalë nga skema, shpejtësi në përthithjen e informacionit; këto janë vetëm disa nga avantazhet e mëngjarashëve, të cilët sipas studimeve, në përgjithësi gëzojnë një ndërlidhje më të mirë mes hemisferave cerebrale.

Je plot ankth


Nëse ka gjithmonë diçka që ju shqetëson, ngushëllohuni. Kjo do të thotë se keni një inteligjencë verbale superiore mbi mesataren dhe jeni më të prirur të përqendroheni në një detyrë të dhënë, duke shmangur ndikimet e jashtme.

Je i/e dobët


Një studimi francez i kryer në vitin 2006 mbi 2200 të rritur ne harkun e 5 vjetëve, sugjeron se pesha mund të ndikojë në aftësitë njohëse. Në testet e inteligjencës, vullnetarët me madhësi trupore të pakët shfaqën aftësi më të mëdha për t’ju përgjigjur një testi inteligjence në krahasim me ata që kishin një masë trupore më të madhe ose ishin obezë.


Nuk pi duhan


Një studim izraelit i kreyer në vitin 2010 mbi 10 mijë rekrutë ushtarakë tregoi se të rinjtë që pinin një paketë ose më tepër në ditë kishin një koeficient inteligjence disa herë më të ulët se ata që nuk pinin duhan.

Ke studiuar muzikë


Të mësosh në instrument muzikor që në moshë të vogël përmirëson aftësinë njohëse. Një studim kanadez i vitit 2011, i kryer mbi 48 fëmijë të moshës nga 4-6 vjeç ka treguar se studimi i muzikës mund të përmirësojë kapacitetin verbal në këtë moshë, por kjo teori ka ngjallur debate. Kështu dy kërkime të universitetit të Harvardit në vitin 2013 kanë treguar se efekti i famshëm ‘Moxart’ nuk ekziston.

Je rritur me qumësht gjiri


Studime të shumta, përfshi edhe një të kohëve të fundit të botuar në ‘Global health’, tregojnë se ekziston një lidhje e fortë mes qumështit të gjirit dhe zhvillimit intelektual tek fëmijët. Avantazhi mendohet se lidhet me praninë e acideve yndyrore në qumështin e nënës dhe rolin e tij në mirëqenien e sistemit imunitar.

Ke përdorur droga të lehta


Për të shmangur keqkuptimet, nuk do të se të konsumosh drogë është shenjë inteligjence. Por një studim i kryer në vitin 2012 mbi 6 mijë britanikë të lindur në vitin 1958, tregoi një lidhje mes nivelit të lartë të inteligjencës në fëmijëri dhe prirjes për t’u dhënë pas zakoneve të dëmshme për shëndetin në moshë të rritur, si konsumi i drogës apo alkoolit