Thursday

1000 Vite Luftëra në Vetëm 5 Minuta

Në këtë video mund të shikoni cdo betejë madhore që ka ndodhur në 1000 vitet e fundit. Madhësia e eksplozionit dhe etiketës tregon rëndësine e konfliktit si dhe numrin e viktimave.


Max Roser, i cili kujdeset për faqen web Bota Jonë në të Dhëna, ka përpiluar një koleksion të madh të grafikave që tregojnë historinë e dhunës dhe luftës. Ky është i fundit i tij dhe tregon numrin e viktimave ne te gjitha lufterat, duke filluar nga viti 1400.

1000 Vite Luftëra në Vetëm 5 Minuta

Çdo rreth në grafik paraqet një konflikt individual, ndërsa madhësia e rrethit tregon numrin absolut të viktimave ushtarake dhe civile. Shkalla e vdekjeve për 100,000 njerëz është paraqitur në boshtin vertikal - një masë e cila reflekton jo vetëm madhësinë e konfliktit, por edhe se sa nga popullsia e botës është përfshirë. Aksi horizontal tregon vitin e konfliktit, nga 1400 e tutje. Vija e kuqe tregon një mesatare 15-vjeçare për normën e vdekjes ushtarake dhe civile, ndërsa vija blu është norma ushtarake e vdekjeve për 1946-2013.

Luftërat parë dhe të dytë botërore dalin si veçanërisht shkatërruese, siç bën edhe gjenocidi i hebrenjve në 1940, luftërat e Napoleonit të shekullit të 19, dhe Lufta Tridhjetëvjeçare e shekullit të 17-të. Siç vë në dukje blogu i Roser, trendi në dekadat e fundit është drejt një rënie të konsiderueshme në vdekje dhe dhunë.