Thursday

11 Udhëzime për të Shpëtuar Makinën Tuaj!

Tags


11 Udhëzime për të Shpëtuar Makinën Tuaj!

​Kështu mund të ju ndodh të gjithëve nëse nuk e ndërroni vajin veturës për 13.500 km.

Kini parasysh sa më poshtë për makinën tuaj:

1- Makinës së re bëjini një ndërrim vaji dhe filtër vaji pas 2.000 km

2- Ndërroni vajin dhe filtrat (servis i plotë mirëmbajtje) mesatarisht çdo 7.000 - 8.000 km (në varësi të tipit dhe moshës së makinës ju mund të shkoni nga një minimum prej 5.000 km tek një maksimum prej 10.000 km)

3- Sistemi i ftohjes duhet kontrolluar për rrjedhje apo mangësi në funksionim çdo tre vjet.

4- Sistemi i frenimit duhet kontrolluar në servis çdo dy vjet dhe vaji i frenave apo akternativa të tij duhen ndërruar po çdo dy vjet.

5- Nëse makina juaj ka sistem drejtimi hidraulik bëni ndërrimin çdo 50.000 km

6- Ndërroni vajin e kambios manuale çdo 50.000 km. Ju vlen më mirë të paguani këtë servis se të ndërroni gjithë kambion me kosto të larta. Për kambiot automatike, në varësi të përdorimit dhe moshës së makinës ndërrimi të bëhet nga 50.000 km në 100.000 km.

7- Ndërroni filtrat e ajrit çdo 20.000 km - 30.000 km.

8- Ndërroni filtrin e karburantit nga 50.000 deri 100.000 km

9- Kontrolloni dhe ndërroni dinamon nge 60.000 km në 100.000 km.

10- Përdorni pastrues të sistemit të karburanteve sidomos me cilësinë e karburanteve në Shqipëri. Ndërroni atë çdo 5.000 km deri në 10.000 km.

11- Kontrolloni lulet e gomave dhe ndërroni nëse e nevojshme çdo 50.000 km.

Dhe gjithmonë mbani shënim serviset që bëni për të ruajtur periodicitetin.