Thursday

12 Ushtrime që Duhet të Bëni Nëse Qëndroni Gjatë Para Kompjuterit

Tags

12 Ushtrime që Duhet të Bëni Nëse Qëndroni Gjatë Para Kompjuterit


Një studim trevjeçar japonez kishte përcjellë 25 mijë persona dhe kishte treguar se qëndrimi para kompjuterit më shumë se pesë orë në ditë shton dukshëm rrezikun e vuajtjes nga depresionit.

Hulumtuesit nga Universiteti Chiba kishin arritur në përfundim se punëdhënësit duhet ta kufizojnë kohën të cilën të punësuarit e kalojnë para ekraneve.

“Rezultatet tregojnë se me qëllim të parandalimit të çrregullimeve mentale dhe çrregullimeve të gjumit, është mirë të kufizohet përdorimi i kompjuterit në më pak se pesë orë në ditë”, është shprehur lideri i studimit, Tetsuya Nakazawa.

Studimi është publikuar në revistën shkencore American Journal of Industrial Medicine.


Gjithashtu puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojnë dëmtime afatgjate të shikimit dhe pagjumësi, tregojnë studimet.

Por qëndrimi i gjatë para kompjuterit, pra qëndrimi ulur shkakton mbi te gjitha dhimbje të pjesës së boshtit kurrizor.

Për tejkalim të këtyre dhimbjeve, ju duhet t’i bëni këto ushtrime që të ndiheni më të lehtë.

Këtu janë disa ushtrime trupore që ndihmojnë të ç’lodheni nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë para kompjuterit:
Ushtrime që Duhet të Bëni Nëse Qëndroni Gjatë Para Kompjuterit