Sunday

2 Mënyra Kryesore për ta Kuptuar Nëse Dikush po ju Gënjen

Tags

2 Mënyra Kryesore për ta Kuptuar Nëse Dikush po ju Gënjen
1Fakt Psikologji
A keni pasur ndonjëherë ndonjë përvojë ku e keni ditur se dikush është duke iu gënjyer por nuk keni qenë të sigurt për këtë? Sa më shumë që jeta ka të bëjë me dashuri dhe miqësi, aq më shumë ka të bëjë me urtësi dhe mprehtësi.

Do të ishte mirë të jetonim në një botë ku të gjithë janë të sinqertë dhe transparent, por, e vërteta është se ne kemi rrugë të gjatë për të bërë në këtë jetë – dhe padyshim gjatë kësaj rruge do të takojmë njerëz edhe jo të ndershëm.

Diçka që mund të ju bëjë të ndjeheni mirë në këtë jetë është të jeni në gjendje ta identifikoni gënjeshtarin. Është mirë të mësosh mënyra se si ta identifikosh atë, në mënyrë që të mos kaloni në rrugë të vështira për të bërë përvojë, transmeton 1Fakt Psikologji

Qoftë nëse është bashkë-punëtor, mik, apo anëtar i familjes, këto janë 2 mënyrat kryesore për të zbuluar nëse dikush po ju gënjen:

1. Gjuha e tyre e trupit ndryshon


Vlerësohet se rreth 55% e të gjitha komunikimeve vijnë nga gjuha e trupit. Ne jemi biologjikisht të aftë për ta lexuar gjuhën e trupit, dhe të dish si t’i identifikosh lëvizjet dhe gjestet është një mënyrë e mirë për të parandaluar vetën nga të rënit viktimë e një gënjeshtari. Këto janë disa nga shenjat e gjuhës së trupit për të kuptuar nëse dikush po ju gënjen:

- Ata hapin dhe mbyllin sytë shpejtë (duke u përpjekur të jenë më bindës)
– Ata nuk bëjnë kontakt me sy (nga faji ose duke u përpjekur të shpikin një histori në kokën e tyre)
– Ata mund t’i vendosin gishtat në gojën e tyre (një mënyrë e nënndërgjegjshme për të parandaluar ‘zbulimin)
– I ngulin sytë në ju pa i kapsitur (duke u përpjekur të qëndrojnë të qetë)
– Ndryshojnë pozicionin e tyre të kokës shumë shpejtë (për të replikuar me një ‘AHA’)

Këto pesë gjëra, në kombinim me këto tjerat më poshtë, janë veprime të shenjave të gjuhës së trupit që shumica e gënjeshtarëve i shfaqin, transmeton 1Fakt Psikologji.

2. U ndryshon toni i zërit


Vlerësohet se rreth 38% e komunikimit përfshin tonin, vëllimin, rrjedhjen dhe shpejtësinë. Ata mund të fillojnë duke folur në heshtje, më shpejt, apo të përplasin me fjalët e tyre. Ata mund të ‘mbahen nga goja’ pak, duke u përpjekur që të krijojnë një histori përderisa gënjejnë. Ju gjithashtu mund të vëreni se ata po ju japin shumë informacion si përpjekje për ta bërë veten më bindës për gënjeshtrat e tyre. Zëri i tyre mund të përmbaj një ndjenjë nervozizmi, ankthi apo frike kur nuk ka nevojë që të ekzistojë diçka e tillë.