Thursday

2 Sekonda! Zbatoni Këtë Rregullore Nëse Doni T' Ju Dëgjohet Fjala.

Tags

2 Sekonda! Zbatoni Këtë Rregullore Nëse Doni T' Ju Dëgjohet Fjala.


Njerëzit dëshirojnë që gjithkush ti dëgjojë, por karizma ka të bëjë me mënyrën si ata veprojnë dhe jo me atë që thonë. Ju mund të jeni shumë më karizmatikë në një bisedë duke pritur 2 sekonda përpara se të përgjigjeni.

Një bisedë interesante përfshin shkëmbime të vazhdueshme idesh, dëgjim të përqëndruar si dhe eleminimin e ndërprerjeve të prera apo të padëshiruara. Sado të drejta apo interesante t' ju duken gjërat që keni për të thënë, nëse dikujt tjetër ja ndërprisni fjalën, nuk bëni gjë tjetër vecse të ulni plotësisht simpatinë ndaj jush.

Për të evituar ndërprerjet dhe për tu bërë më karizmatik Stephen Andrews sygjeron rregullin e 2 sekondave:

"Përpiquni të numëroni deri në dy përpara se ti përgjigjeni dikujt tjetër. Do të vini re se, shpesh, njerëzit nuk kishin mbaruar së foluri. Ata thjesht po bënin një pauz. Duke numëruar deri në dy ju do ti jepni mundësinë të përfundojnë mendimet e tyre. Në vend që ta ndërprisni ju tregoni interes dhe kujdes të vecante lidhur me atë që tjetri ka për të thënë. Gjithashtu pritja prej dy sekondash krijon një farë pritje tensionuese mes mbarimi të fjalës së tjetrit dhe përgjigjes tuaj. Meqenëse shumica e njerëzve sulen të thonë mendimin e tyre, pauza juaj e vecantë prej dy sekondash do ju japë pamjen e një njeriu të fuqishëm dhe me besim në vetvete"

Njerëzve u pëlqen të kuptojnë se dikush po i dëgjon vërtete, dhe pauzat e shkurtra japin përshtypjen që ju i dëgjuat dhe po mendoni një përgjigje mbi atë cfarë ata thanë.

Kini parasysh se pëlqimi nga të tjerët dhe karizma nuk varen nga zgjuarsia e mendimeve tuaja, ato varen nga mënyra si ju silleni dhe mënyra si drejtoni komunikimin me të tjerët. Bëjini të tjerët të ndjehen të vlefshëm dhe ju automatikisht do të bëheni të vlefshëm.