Thursday

26 Pyetjet që Apple i Bën të Interesuarve për Punë

Tags

26 Pyetjet që Apple i Bën të Interesuarve për Punë

Apple është njëra prej kompanive më sfiduese dhe më tërheqëse për të punuar dhe nuk është çudi se të punësohesh në këtë kompani nuk është dhe aq e lehtë.

Ja disa prej pyetjeve të cilat u janë bërë aplikantëve për punë në intervista:
“Shpjegoja një 8-vjeçari se çfarë është një modem/ruter dhe funksionet e tyre”

“Cili është shoku yt më i mirë”

“Nëse keni dy vezë dhe doni të dini se nga cili kat mund të thyhet veza po të zihet, si do ta gjenit? Cila është zgjidhja?"

“Përshkruani një problem interesant dhe si do ta zgjidhnit”

“Sa fëmijë lindin çdo ditë”

“Keni 100 monedha në tavolinë dhe secila ka dy anë. 10 prej tyre iu shihet numri, 90 të tjerave stema. Ju nuk mund ta ndjeni apo ta shihni se në cilën anë janë të vendosura monedhat. Ndani ato në dy grupe në mënyrë që secila të ketë po aq monedha me stemë sa ka edhe me numër.”

“Përshkruani veten, çfarë ju tërheq”

“Nëse do t’ju punësonim, në çfarë do të donit të punonit?

“Janë 3 kuti, njëra ka vetëm mollë, tjetra vetëm portokaj dhe e treta edhe molla edhe portokaj. Kutitë janë pa emër prandaj nuk dihet se cila përmban çfarë. Të hapësh vetëm një kuti pa e parë atë dhe të marrësh një frut. Duke e parë frutin a mund ta dini se cila kuti ka qenë ajo?”

“Skenar: Jeni duke u marrë me një kliente të nevrikosur e cila po priste për ndihmë prej 20 minutash. Ajo thotë se do të shkojë në Best Buy apo Microsoft Store për ta blerë një kompjuter. Zgjidheni këtë situatë.”

“Si do ta gjenit koston e këtij stilolapsi”

“Një njeri thërret dhe ka një kompjuter që në fakt është si tullë. Çfarë do të bënit”

“A jeni i/e zgjuar?”

“Cilat janë dështimet tuaja dhe çfarë keni mësuar prej tyre”

“A ju ka ndodhur ndonjëherë të mos pajtoheni me vendimin e menaxherit dhe si e keni zgjidhur këtë situatë? Jepni një shembull specifik dhe shpjegoni mosmarrëveshjen, rezultatin final dhe si ai individ ju vlerëson juve sot.”

“Pse duhet t’ju punësojmë juve”

“Çfarë është më e rëndësishme, të rregullosh problemin e një klienti apo të krijosh një eksperiencë të mirë te klienti”

“Pse Apple e ndërroi emrin nga Apple Computers Incorporated to Apple Inc.?”

“Dukeni tip pozitiv, cilat gjëra ua prishin ditën”

“Çfarë ju sjell sot këtu”

“Cila ka qenë dita juaj më e mirë në 4 vitet e fundit? Cila ishte më e keqja”

“Pse doni ti bashkoheni Apple dhe çfarë do t’ju mungonte nga puna juaj e mëparshme?”

“Nëse hyni në një dyqan të Apple si klient, cila është gjëja e parë që ju bie në sy”

“Çfarë do të donit të bënit pas 5 vitesh”

“Si do ta testonit një toster”

“Si do ta testonit aplikacionin tuaj të preferuar”
Sa nga kuizet logjike dhe pyetjet e Apple jeni në gjendje ti jepni përgjigje? Lini një koment më poshtë me zgjidhjet tuaja.