Thursday

3 Arsye për të Mos Fjetur me Celularin në Krevat

Tags


Nëse flini me celularin poshtë jastëkut apo në krevat, nuk jeni i vetmi. Sipas studimeve të kryera, rreth 44% e njerëzve flenë me celular në krevat, në mënyrë që mos të humbasin asnjë thirrje apo mesazh të rastësishëm. Mbajtja e celularit në krevat është e rrezikshme për 3 arsye:


1. ­Mund t’i vërë flakën jastëkut


Po, është e pabesueshme por e vërtetë. Kjo fatkeqësi ka ndodhur në Teksas, ku një vajze i mori flakë jastëku gjatë natës. Shkaku ishte bateria e celularit “Samsung Galaxy s4″. Nëse shihni udhëzimet e manualit të telefonave celularë, thuhet se bateria e celularit ka rrezik djegie nëse mbulohet me materiale të trasha.

2­. Ju pengon që të flini gjumë


Telefonat celularë (tabletat, laptopët, TV dhe paisjet e tjera me ekrane LED), lëshojnë një dritë blu, e cila nga studimet rezulton se pengon prodhimin e hormonit melatonin (hormon që sjell gjumin). Drita blu e celularëve lëshon një gjatësi vale të ngjashme me të dritës normale, gjë e cila bën që organet tona të mendojnë se është ditë në çdo kohë. Ajo çfarë duhet të bëni, është ta mbani celularin larg rreth 2 orë para se të flini.

3­. Ka rreziqe shëndetësore


Në fakt, lidhjet e telefonit celular me rrezikshmërinë e disa sëmundjeve mbeten ende të paqarta. Ësht thënë për telefonat celular se lëshojnë doza të vogla të rrezatimit elektromagnetik, të emërtuara si rrezet X dhe mund të çojnë në rritjen e shanseve për të pasur kancer. Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të 2011, tha se përdorimi i shumtë i celularëve mund të shkaktojë qeliza kancerogjene tek njerëzit, sidomos tek fëmijët, sepse e kanë kafkën e kokës më të hollë se të rriturit.