Thursday

7 Mënyra të Suksesshme se si të Silleni me Shefin / Shefen Tuaj?!

Tags


I padrejtë? I pasigurt? Apo autoritar? Nuk ia vlen të acarosh marrëdhëniet me shefin / shefen tende. Kërko të njohësh tiparet e tij dhe pastaj ndërto një marrëdhënie në interes të punës tënde.

Autoritari


Si është: para së gjithash nuk është i interesuar për ndonjë përballje të mundshme. Atij pak i intereson nëse në zyrë punonjësit ndihen mirë apo ndihen keq. Ai nuk bën asgjë për të ndërtuar një klimë të qetë punë. Përkundrazi, të krijon presion.

Si ta përballosh: shfrytëzo aftësitë që do të të ndihmojnë për të krijuar një marrëdhënie punë me një shef të vështirë: të komunikosh, të negociosh, të flasësh në publik. Provo madje të ndërtosh edhe një marrëdhënie personale. Pak nga pak fillo të hapesh, besoji ambiciet e tua. Objektivi: të fitosh respektin e tij si person më shumë sesa profesionist. Do të shohësh që do të të duket më pak autoritar dhe do të kesh ndjesinë se distancat mes jush do të zvogëlohen.

Joshësi


Si është: përdor armën e konfidencës dhe të simpatisë. Dhe të imponohet si një mik, të cilit mund t’i thuash gjithçka, përfshirë këtu edhe çështjet personale.


Si ta përballosh: duhet të përpiqesh të jesh sa më shumë e rezervuar që të jetë e mundur. Vendos disa kufij, sidomos në fillim. Refuzo edhe rastet për shoqërim jashtë orareve zyrtare, por mos e refuzo para kolegëve të tjerë. Joshësi nuk pëlqen që të refuzohet në publik.

I padrejti


Si është: është shefi klasik, që i aplikon rregullat në mënyrë të barabartë, por sipas preferencave të tij dhe në mënyrë krejt të padrejtë.

Si ta përballosh: përpiqu të kuptosh se përse nuk bën pjesë në preferencat e tij, duke pranuar që kjo varet nga ti dhe jo nga ai. Dhe mos i lër të kuptojë se simpatitë që ai ka ndaj kolegëve të tjerë ty të bëjnë të vuash. Mos merr kurrë guximin t’i thuash ti nuk më konsideron. Më mirë kërkoji se si mund të stërvitesh me mënyrën e tij të të punuarit, çfarë pret nga ti, pa e vendosur gjithë këtë në planin personal.


I pasigurti


Si është: defekti i tij më i madh është pamundësia për të deleguar. Për shkak të pasigurisë së tij, bën gjithçka vetë, duke penguar gjithsesi edhe punën e të tjerëve, sepse zakonisht është edhe i pavendosur, i ngadaltë dhe konfuz.

Si ta përballosh:
tregoji shpesh se ndani objektiva të njëjta dhe se tek ti mund të ketë besim. Çoji herë pas here raporte të rregullta dhe mbaje vazhdimisht në korrent për punën tënde. Pastaj trego interes për projektet që ai i ka për zemër. Në fund, kujdesu për nevojat e tij. Madje bëje përpara se këtë gjë të ta kërkojë ai. Do t’i japë siguri.

I pakompletuari


Si është: ka drejtues, të cilëve u mungojnë aftësi thelbësore, të tipit: nuk janë në gjendje të krijojnë skuadër ose nuk kanë aftësi për të zgjidhur probleme. Që përkthehet me pak fjalë: janë shefa jo të kualifikuar mjaftueshëm për rolin e tyre.

Si ta përballosh: duhet këmbëngulje. Është e nevojshme të dish të thuash “jo” kur ai të kërkon të kompensosh boshllëqet e tij. Por nëse e ndihmon për të arritur një objektiv, kujdesu që kontributi yt të jetë i qartë. Është një lëvizje që mund të përkthehet me ngritje në detyrë.

Egocentriku


Si është: i quajtur ndryshe edhe “ekskluziv”, është nga shefat më të vështirë që mund të të bjerë për pjesë. Sepse:… 1. Zgjidhjet dhe vendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi. Të tijat janë më të mirat; 2. Ka shumë pak aftësi për të të dëgjuar; 3. Është fjalëpak kur të sqaron.

Si ta përballosh: mos hiq dorë kurrë nga të vënit në dukje të ideve dhe kontributeve të tua. Dhe nëse ke ndonjë pyetje për t’i bërë, përmblidhi: ai nuk u jep shumë të drejtë bashkëpunëtorëve.

Theshethemexhiu


Si është: tenton të krijojë konflikte, të futë xhixhat dhe shpesh t’i shpojë vartësit e tij me qëllimin që të shprehin ndonjë kritikë për kolegët e tyre. Dhe këtë e bën me justifikimin për të ushqyer një konkurrencë të ndershme.

Si ta përballosh: po i the: “Ti e ekzagjeron me thashethemet” je në telashe. Është një sjellje që nuk e çmon kurrë. Këshilla jonë është që të qëndrosh jashtë loje. Duke shmangur pjesëmarrjen në këto lloj bisedash provokuese. Dhe, nëse mundesh, ndërro argument kur shefi fillon të merret me thashetheme.