Thursday

7 Vendbanime Mahnitëse të Realizuara nga Dora e Njeriut (FOTO)

Tags

Në cepa të ndryshëm të botës është bërë i mundur ndërtimi i mjediseve të ndryshme që kanë një pamje të jashtëzakonshme dhe që janë bërë njësh me natyrën tregon 1Fakt.com Këto janë ndërtesa të ndërtuara larg vendbanimeve dhe ngjasojnë si strofulla të fshehura diku tutje.

Disa nga këto vende janë një parajsë më vete, ja disa prej tyre:

7 Vendbanime Mahnitëse të Realizuara nga Dora e Njeriut (FOTO)
 

Aogashima në Detin e Filipineve, 


një ndërtesë e ndërtuar brenda një krateri vullkani aktiv. Ai është ishulli Aogashima. Hera e fundit kur ky vullkan shpërtheu, ka qenë viti 1780. Rreth 50 vjet pas shpërthimit, fshatarët që i mbijetuan katastrofës, u rikthyen në ishull.

Monemvasia në Greqi, 


është një vendbanim i vogël, që është ndërtuar nën "strehën" e një faqeje "shkëmbi në Lakoni të Greqisë. Ky ishull ka qenë në fakt pjesë e gadishullit, por u nda prej tij pas tërmetit të fortë të vitit 375 pas Krishtit.

Manastiri Phutgal në Indi, 


i cili është një nga manastiret më të izoluara të Indisë Veriore. Ky manastir i pazakontë, që duket sikur është gdhendur në shkëmb dhe jo ndërtuar, ka qëndruar si një thesar i fshehur deri në vitin 1800, kur u zbulua nga eksploratori Aleksandër Kozmo de Koros.

Isortoku në Grënland, 


është një vendbanim me vetëm 64 banorë, Isortoku është fshati i ndërtuar mes borës dhe akullit. Inuitët, që përbëjnë popullsinë vendase, mbijetojnë vetëm me mish, pasi nuk mund të mbillet gjë mbi akull. Fshati ka vetëm një market, por ai mjafton për 64 banorët e tij.

Fshati Gasadalur, Danimarkë, 


gjendet në skajin më perëndimor të Vagarit në Ishujt Faroe. Në të jetojnë paqësisht 16 banorë. Ky fshat ka një pamje përrallore, pasi ndodhet në një rrafshnaltë të vogël mbi shkëmbinj të thepisur.

Huakaçina, Peru, 


ndodhet në zemër të një shkretëtire nga më të thatat, por është një mrekulli më vete. Fshati Hakaçina është një oazë ëndrrash në mes të shkretëtirës. Ka shumë legjenda për klimën e këtij fshati. Disa thonë se ajo ka veti kuruese për kockat dhe romatizmën.

Bandiagara, Mali, 


është një fshat i ndërtuar me baltë, por në fakt, sot jetojnë njerëz aty. Bandiagara është shtëpia e fisit të dogonëve në Mali të Afrikës Perëndimore. Ai është i ndërtuar me baltë të pjekur.