Thursday

8 Këshilla si të Kurseni Karburant

Tags

8 Këshilla si të Kurseni Karburant


Në një kohë kur shqiptarët përballen me cmime të larta të karburantit, disa këshilla për të kursyer kete produkt janë gjithmonë të vlefshme.

Në revistat që i dedikohen makinave, teknikë të automjuteve kanë renditur disa këshilla të vlefshme për të ulur shpenzimin e karburantit:

Si fillim Shmangni qendrimin ne vend me makine ndezur


Ne vend qe te mbani makinen ndezur per te degjuar muzike, kini parasysh qe muzika mund te degjohet edhe me makine fikur. Keni ngelur per minuta te tera ne trafik pa levizur? Fikeni makinen dhe do te kurseni ndjeshem. Edhe pse mund te duken te paperfillshme, kjo jep rezultat jo te vogel.


Zbrazeni bagazhin nga gjerat e panevojshme

Pesha e tepert nuk eshte problem vetem per sistemin e amortizimit. Ajo ndikon drejtperdrejt ne konsumin e karburantit, prandaj kudjesuni qe te mos e merrni te gjithe shtepine ne makine.

Mbani te paster filtrin e ajrit


Imagjinoni te vraponi nderkohe qe nuk merrni fryme mjaftueshem, e sigurt që dotë ndaleshit e do të jepnit dorëheqjen. E njejta gje vlen edhe per makinen, por me nje ndryshim te vogel; makina nuk do te jape doreheqjen ne moment por fillimisht do perpije karburantin, do persoje disa defekte dhe me pas do te shkoje ne varreza .

Kujdes nivelin e fryrjes se gomave

Statistikisht, gomave i kushtohet me pak vemendje ne nje makine. Por, presioni i duhur i gomave ka ndikim paresor ne konsumin e karburantit. Kjo, sepse me goma te shfryra rritet rezitenca ne rruge e cila duhet mposhtur.

Ngadaleso!

Pse duhet te nxitoni? Duke ecur me shpejtesi te larte ju konsumoni karburant ne sasi te madhe. Ne momentin qe shpejtesia kalon 80-90 km/h, edhe konsumi i karburantit i kalon limitet e kursimit. Duke ecur me ngadale do te kurseni jo pak.

Qendroni te qete

Shkelja e gazit deri ne fund sa here ndizet drita jeshile ne semafor dhe me pas frenimi i forte, jane armiqte me te rrezilkshem te xhepit tuaj. Ky eshte nje shpenzim i kote dhe plotesisht i shmangshem.


Parashikoni trafikun perpara jush

Se fundmi, nje tjeter menyre per te kursyer karburant eshte te qendroni te vemendshem dhe te parashikoni sjelljen e trafikut qe keni perpara.. “Ngarja Parashikuese” ju ndihmon te reduktoni konsumin e karburantit