Thursday

8 Mësime Për Prindërit Si Të Sillen Me Fëmijët Në Ditën e Parë Të Shkollës

Tags

8 Mësime Për Prindërit Si Të Sillen Me Fëmijët Në Ditën e Parë Të Shkollës

Nesër është dita e parë e shkollës dhe fëmijët po bëhen gati për të filluar shkollën ose për tu kthyer sërish në të.

Kjo është një periudhe veçanërisht e stresuar për fëmijë dhe, edhe pse mund të jenë po aq të shqetësuar, kërkohet nga prindërit të jenë të fortë, të duruar dhe të kuptueshëm mbi shqetësimet e fëmijëve.

Shqetësimet kryesore të fëmijëve që shkojnë në klasë të parë janē të ndryshme për çdo fëmi por më kryesoret e të përgjithshmet janë:

- Po sikur mësuesja të jetë e keqe?
- Po sikur fëmijët e tjerë të sillen keq me mua?
- Po sikur të mos i bëj dot ushtrimet?
- Po sikur të më vijë për të qarë e të dua të kthehem në shtëpi?
- Po sikur mami apo babi të harrojnë të vinë të më marrin pas shkolle?

Pak a shumë të njejtat shqetësime kanë edhe fëmijët që rikthehen në shkollë pas pushimeve. Ndër më të spikaturat mund të përmendim:

- Po sikur mos gjej dot klasën?
- Po sikur mos shkoj mirë me shoqërinë?
- Po sikur mos kuptoj prap aritmetikën?
- Po sikur të marr nota të këqia

Këto strese mund të zgjasin me javë përpara fillimit të të shkollës dhe mund të shpërthejnë në mënyrë kaotike pikërisht në ditën e parë të shkollës me fëmijë që qajnë, që thjeshtë kundërshtojnë të shkojnë në shkollë ose krijojnë sëmundje të ndryshme për të mos shkuar në shkollë.

Çfarë të bëni? Diane Peter Mayer, psikoterapeute prej 15 vitesh këshillon:

1. Komunikoni

Dëgjoni me vëmendje fëminë tuaj se si ndjehet mbi shkollën pa e ndërprerë me korigjime apo kritika. Ndërhyni me edukatë por prerazi nëse fëmija vë në dyshim shkuarjen në shkollë duke i shpjeguar se është e domosdoshme të marrë edukimin e duhur dhe se është gjithashtu detyrim ligjor.

2. Merr frymë

Qëndroni në çdo moment të qetë. Fëmija juaj është tepër i shqetësuar dhe pret të shohë tek ju figurën që do ti kthejë besimin e qetësinë. Mësoni të merrni frymë thellë dhe transmetojani edhe fëmisë tuaj. Mund ta ndihmojë të qetësohet.

3. Kupto

Mos nënvlerësoni për asnjë çast ndjenjat e fëmijës tuaj. Mos i thoni se është pa kuptim që ka të tilla shqetësime. Respektoni ndjenjat e fëmijës tuaj.

4. Punoni bashkë

Bashkëpunoni me fëmijën tuaj për të lehtësuar stresin e tij / saj. Thoni "ne do t' ja dalim mbanë së bashku për të kaluar këtë ditë".

5. Drejto

Mësoni fëmijën tuaj të krijojë pamvarësinë e  vet duke e lënë të luajë më vete ose duke e lënë të zgjidhë vetë problemet me tē cilat mund të ndeshet. Pamvarësia ul riskun e  traumave të ndarjes.

6. Nxit vetëbesimin

Zgjoni besimin e fëmijës tuaj duke i numëruar të gjitha aftësitë dhe talentet e veçanta që ai / ajo ka.


Lexoni edhe..

7. Përgatitje

Shpjegojini fëmijës tuaj në mbrëmje se kush do të jetë rutina e ditës  së nesërme dhe e ditëve të shkollës në vazhdim. Përgatisni së bashku çantën e shkollës. Shtrihuni herët për gjumë që mëngjesi t' ju gjejë të freskët dhe të keni kohë për të ngrënë mëngjes.

8. Besoni

Besoni tek aftësitë e fëmijës tuaj për të zgjidhur problemet dhe për tu përballur me vështirësitë. Besimi juaj tek ai / ajo do ta bëjë që t' ja arrijë qëllimit.

Përhapni përmes butonave Share këtë postim nëse mendoni se mund të ndihmojë prindër të tjerë.