Thursday

9 Keshilla si ta Shisni Veturën Tuaj Shpejt.

Tags

9 Keshilla si ta shisni veturën tuaj shpejt.

Kushtoni kohë përgatitjes së veturës para se ta nxirrni në shitje, kjo do të rrisë vlerën dhe mundësitë që të shisni veturën tuaj.

1. Përshtypja e parë

Kur doni të shisni diçka përshtypja e parë ka shumë rëndësi. Ju duhet që blerësit potencial ti bëni përshtypje të mirë që në momentin e parë kur sheh veturën. Paraqitja juaj bënë dallimin.

2. Mendo si blerës

Si blerës ne e dimë çfarë duam, me çfarë çmimi e duam por kur shisni diçka ju duhet të vendosni vetën në pozitën e blerësit, në këtë mënyrë ju rrisni shanset që të shisni veturën.

Inspekto veturën nga afër dhe nga të gjitha këndet. Shikoje veturën nga larg, ekzaminoje nga afër, ulu brenda dhe mbaj shënim çdo gjë që të pengon, sepse ato që të pengojnë ty mund të jenë pengës për blerësin.

Mbani mend se gjërat e vogla si pikat e ngjyrës së dëmtuar nga gurët e vogël dhe gërvishtje tjera bëjnë që blerësi të mos pëlqej veturën tuaj.

3. Ta riparosh apo mos ta riparosh?


Riparimi i gërvishtjeve dhe dëmtimeve tjera në ngjyrën e veturës ka ndikim shumë të madh tek blerësi.

Nuk është aq e vështirë ta bëni këtë. Këtë mund ta bëni vetë duke përdorë ngjyrë në kanoçe me presion ose duke dërguar veturën tek një servis i profesionalizuar ku kosto e këtyre riparimeve do të arsyetohej me rritjen e vlerës së veturës.

Sa i përket motorit shikoni për ndonjë rrjedhje vaji apo karburanti dhe shikoni mundësinë që ti riparoni. Lajeni motorin tuaj duke larguar të gjitha njollat dhe papastërtitë në të, motori i pastër ka ndikim të jashtëzakonshëm në vlerën e veturës

4. Freskojeni veturën tuaj

Kur vendosni për shitjen e veturës filloni menjëherë me përgatitjen e saj. Vetura e vjetër nuk mbanë aromë të këndshme dhe kjo mund të jetë shenjë e një mos kujdesi ndaj veturës gjë që blerësi nuk do ta pëlqejë.

Pastroni veturën dhe vendosni aromatizues brenda saj të paktën një javë para se ta nxirrni në shitje.

5. Pastrojeni veturën tuaj

Pastrojeni nga jashtë duke larguar baltën, pluhurin dhe të gjitha papastërtitë tjera që ngjyra të dal në pah.

Polirimi i jep një shkëlqim të këndshëm.

Sigurohu që dritaret të jenë pastruar ngadalë dhe të jenë shumë të pastërta.

Pastroni pjesën ku mbyllen dyert, ajo pjesë bie në sy sapo hapet dera.

6. Pastrojeni brenda kabinës

Nëse brenda veturës suaj ka papastërti dhe vije aromë e keqe blerësi menjëherë do të mendoj se ju nuk jeni kujdesur për veturën.

Pastroni ulëset, pjesën e brendshme të dyerve dhe më e rëndësishmja është të pastroni mirë tabelën e instrumenteve sepse ajo është pjesa ku ngasësi sheh më së shumti.

Sigurohu të pastrosh poshtë ulëseve gjithashtu, mund të ketë ndonjë gjë që mund të dalë jashtë kur testoni veturën.

7. Mos lë gjëra brenda veturës

Zbrazi të gjithë gjepat anash dyerve, taketuken si dhe dollapin përpara, kjo krijon përshtypjen e një veturë të re dhe të rregullt.

Në dollapin e përparmë mund ta mbani vetëm manualin e veturës.

Nëse do të kishit librin e servisimit të veturës do të ishte përparësi e madhe, por në rast se nuk e keni të paktën provoni të gjeni ndonjë faturë apo dëshmi tjetër për riparimet dhe mirëmbajtjen e veturës.

8. Mos harroni bagazhin

Zbrazni bagazhin duke larguar çdo gjë që ka brenda në të duke lënë vetëm mjetet e domosdoshme të veturës dhe ato të jenë të palosura dhe të shtrënguara mirë. Pastroni tapetin dhe pjesët tjera metalike të cilat janë të ekspozuara.

9. Mëso të gjitha detajet për veturën

Mëso të gjitha gjërat e mira që ka vetura juaj, nëse nuk ke informata mund të lexosh në internet apo të konsultohesh me dikë që njeh veturën tuaj, blerësit ndikohen nga detajet pozitive.