Friday

A Kanë Lidhje Numrat me Pasurinë dhe Paranë? Lexoni Numrin Tuaj:

Tags

A Kanë Lidhje Numrat me Pasurinë dhe Paranë? Lexoni Numrin Tuaj:


Përveç faktit që numrat shprehin sasi, ata në numerologji nënkuptojnë edhe cilësi. Paraqiten me një simbolikë të pasur dhe lidhen me çdo fushë të jetës sonë.

Fokusi i këtij artikulli sot është për të treguar sesi numrat lidhen me paranë – me aftesinë tuaj për të fituar para , për të trashëguar të tilla dhe për të dhene para.

Formula për të nxjerrë numrin që karakterizonë secilin nga ju është :

Dita + Muaji + viti i Lindjes , për shembull, nëse ditëlindja juaj është 12.12.2012 atëherë duhet të mblidhni: 1+2+1+2+2+0+1+2=10 dhe pastaj 10 e ndajmë në 1 dhe 0 dhe i mbledhim: 1+0=1, pra do të mblidhni çdo numër derisa ta reduktoni në një numër të vetëm. Në rast se shuma në fund do të dalë 11 apo 22 këta quhen numrat "mjeshtër" dhe energjia e tyre është e dyfishuar, por në këtë rast sërisht duhet ti reduktojmë në një numër, pra 1+1=2 apo 2+2=4

Pasi të gjeni numrin përkatës shikoni me poshtë çfarë nënkuptojnë:

NUMRI 1.



Numri 1, paraqitet me avantazhe monetare në jetën e tij.

Megjithate duke qënë një numër i fillimeve , ju mund ta gjeni veten duke rifilluar shpesh herë gjërat nga e para. Nuk është një numër që ka tendencën për tu përfshirë në borxhe, duke qënë se paratë qëndrojnë me personin që i ka bërë që në fillim. Numri 1 është një lider dhe është i përsosur për të ndërtuar pasurinë. Nga bollëku që numri 1 tërheq përfitojnë njerëzit që ai/ajo drejton apo punëson.

NUMRI 2.



Ky është një nga numrat më të këqinjë përsa i takon anës financiare. Nuk reflekton pasuri, pasi nënkupton se cfarëdo gjë që merr e ndan ose ua jep te tjerëve. Numri 2 gjithmonë simbolizon vonesa dhe zhgënjime pasi vendos prioritet tjetrin përpara vetes. 2-shi është gjithmonë shumë bujar në të dhënë. Ata e duan luksin por kjo shpesh I çon në një spirale borxhi.

NUMRI 3.



Ky është numri me fat nga natyra dhe paratë I bënë lehtë.

Gjithësesi një nga karakteristikat më të famshme të këtij numri është se ai harxhon po aq sa merr, kështu që nuk është numër I mirë për të grumbulluar para. 3-shi është gjithmonë :”Qindarka e fundit dhe nje ditë me vones” edhe nëqoftë se ata janë të pasur. Gjithashtu ato futen shumë lehtë në borxhe, por në të njëjtën kohë dalin shumë më kollaj se numrat e tjerë nga borxhet…

NUMRI 4.



4 nuk është një numër I destinuar për të qënë I varfër, por ky numër duhët të punoj fort për të fituar çdo qindarkë nga ai/ajo . 

Pa disiplinë këtë numër mund ta pllakos varfëria. Është numri që përdoret më pak për tu vendosur në llotari, por është numër i mirë të nxitur rritjen e parave që mund të jenë investuar. 

NUMRI 5.



Numri 5 është I mirë në bisnes. 

Ata lulëzojnë për aq kohë sa ata qëndrojnë të organizuar brenda kuadrit të buxhetit që kanë. Ata janë një brez filantropësh dhe i trajtojnë shumë mirë të punësuarit. Numri beson se parat duhen dhënë ,pasi ato janë si një burim që rimbushet. Universi shpesh i shperblen ata me çdo gjë që kanë nevojë në jetë si një lloj falenderimi karmik për qëndrimin e tyre pozitiv.

NUMRI 6.



Ky është një numër që simblolizon bollëkun. 6-ta ndonjëherë trashëgon para pasi është një numër që lidhet më dhuratat dhe familjen. Numri 6 zakonisht lulëzon (ka arritje) ne çdo gje që ai/ajo provon dhe pothuajse gjithmonë nuk I duhet të shqetësohet për para kesh. Nuk janë të prekur nga gjendjet ekstreme financiare .

NUMRI 7.



Ky numer është “pronë” e sfidave financiare,kjo sepse ai që e zotëron këtë numër ka një valë energjie eksentrike. 
Zakonisht personi zoteron një mirëqënie domethënëse, por nuk ndjen ndonje gje per te. 7-ta gjithashtu ka të ngjarë të bëjnë miliona nga një ide e “çmendur”. Dobësia e këtij numri është rrethimi dhe përdorimi I pasurisë për qëllime jo etike.

NUMRI 8.



Numri 8 është numri që simbolizon thes me para , por në të njëjtën kohë simbolizon humje ekstreme. Është numri që nënkupton “ju duhet të shpenëzoni para që të bëni para”. Shumë shpesh 8-tat I pllakosin shpenëzimet për të mbajtur një stil jete të shtrenjtë.

NUMRI 9.



Ky është një numër që tërheq para shumë lehtë dhe pa shumë lodhje , por është një numër që “kusen ne qindarka dhe tregohet mendjelehte në paranë e madhe”. 9-tat kanë mirëqënie dhe bollëk , por e kanë të vështirë të mbajnë pasurinë për shumë gjatë. Pjesa filantropike e tyre bën që ata të japin shumë para. Megjithatë shumë prëj tyre nga natyra kanë “Dorën e Midës”(Mbreti i cili cdo gjë që prekte me dorë e kthente në ar).

Armila Çorrokaj përktheu Mike Madigan, Numerologjist