Thursday

Arsyet pse Ndihemi të Lodhur në Pranverë

Tags



Pranvera tashmë ka arritur dhe çdokush ka nisur të dalë nga një periudhë e dimrit të errët, është stina ku ne duket se dalim nga gjumi letargjik dhe pse pas një periudhe të shkurtër ne sërisht e ndjejmë veten të lodhur dhe bëhemi vikttima të gjumit. Ndryshimi i klimës shkakton lodhje, sepse trupat tanë janë mësuar me më shumë gjumë gjatë dimrit. Organet janë të përshtatura në mënyrë natyrale për t’u përshtatur për sezonin e ri.

Disa nga arsyet se pse ndihemi të lodhur kur vjen pranvera:

Ne e dimë se kemi një orë dite më shumë në mbrëmje, por kjo nuk do të thotë që në mëngjes do të zgjoheni të pushuar nga shtrati kur të bjerë alarmi.


Trupit tonë i pëlqejnë proceset e përcaktuara, kështu që cikli ynë i gjumit përpiqet të mbajë ritmin e vet. Ndryshimet në kohë mund të kenë një ndikim që bioritmi të çrregullohet.

Alergjia na bën të përgjumur! Alergjia mund të jetë arsyeja pse nuk keni bërë gjumë të mjaftueshëm, kështu që duhet ta kompensoni atë.


Teshtitja dhe ndjesi djegie në sy mund të jenë të dhimbshme, por kur të kaloni këto vështirësi, më vështirë do ta keni të zgjoheni nga një gjumë që mezi e keni pritur.

Më shumë kohë për aktivitete të ndryshme. Pasi ditët bëhen më të ndritshme dhe më të gjata, na duket se shumë gjëra mund të arrijmë t’i bëjmë.


Perceptim mendor ka bërë që të ndihemi se kemi më shumë energji.