Thursday

E Dini se Mund të Keni Lënë Nam Nëse Keni Përdorur Këto Emoji?

Tags

E Dini se Mund të Keni Lënë Nam Nëse Keni Përdorur Këto Emoji?



Këto ditë zbulova se kam kohë që i dërgoj emoji "të cuditëshme" miqve të mi më Android.

Unë kujtoja se po dërgoja mesazhin HEJ LE TE DALIM (e kërcejmë) ...
por në fakt dukej sikur shkruaja HEJ LE TE DALIM (a mund të flirtoj me ty) për përdoruesit e Androidit dhe HEJ LE TE DALIM (jam e virgjër) për përdoruesit e Samsungut.

Një studim i ri tregoi se njerëz të ndryshëm interpretojnë ndryshe emojit, pjesërisht sepse emojit duken shumë të ndryshme në platforma të ndryshme.

Rasti më poshtë: Emoji të njejta + Smartfonë të ndryshëm = Emocione të ndryshme



Një nga autorët e studimit, Hannah Miller, Ph.D. në Universitetin e Minesotas dhe ekipi i saj pyetën 304 persona se si ata ndjeheshin lidhur me emoji të ndryshme.

"Në i kerkuam atyre të vlerësonin 15 emoji të ndryshme dhe këtë studim e filluam sepse edhe ne vetë, për të njejtat emoji shihnim sipas rastit, emocione të ndryshme."

Një emoji vecanërisht konfuz është ai "me dhëmbë skërmitës dhe sy të qeshur" Shikoni më poshtë emocionet që ngjall ky emoji në varësi të numrit të personave që ndjenin atë ndjesi:


I njejti studim tregoi se ata që shikonin ikonat e Google si shumë gazmore konsideronin të njejtat ikona në Apple si "sfiduese për luftë".

Përvec sentimenteve studimi vuri në prove edhe përcaktimin me fjalë të emoji.


Studiuesi Steven Chan tregoi për 1Fakt "Emoji me dy duar u përshkrua shumë ndryshe nga njerezit. Në fakt disa e konsideronin si shenjë "Stop" ndërsa të tjerë si shenjë "Lutje" ose "Gëzimi"

Jo vetëm interpretimi dhe sentimenti ndryshonte mes platformave por edhe hamendësia për interpretimin e emojive ndryshonte edhe brenda të njejtës platformë.

"Në fund të fundit - thotë Chan - në thjesht sa po verifikojmë një ofertë teknologjike që keqinterpreton mendimet tuaja"

Konkluzioni: Kini kujdes se cfarë një emoji mund të tregojë në platforma të ndryshme celularesh. Kur keni dyshime, mjaftohuni me një ikonë e dy pika :-) ose :-(


Dhe një kërkesë të fundit për Androit e Apple. Unë e di se ju jeni konkurentë por a nuk mund të biem ne të gjithë dakord për të krijuar të njejtat emoji kështu që unë nuk do ti jap shpresa të gabuara dikujt vetëm për fajin tuaj?

Nëse jeni dakord me këtë postim atëherë mos harroni ta Shpërndani me miq e familjarë.