Thursday

Kjo Eshtë Legjenda e Fillit të Kuq

Tags

Kjo Eshtë Legjenda e Fillit të Kuq

​Gjetja e dashurisë së vërtetë, e personit që ju bën të ndiheni mirë nuk është diçka e thjeshtë. Janë të shumtë ata që besojnë se është çështje kimie, ashtu si të tjerë që thonë se çdo gjë është çështje fati. Pikërisht te fati bazohet “legjenda e fillit të kuq”, një bestytni mjaft e përhapur në Kinë dhe Japoni.

Thuhet se secili prej nesh lind me një fill të kuq të padukshëm të lidhur te gishti i vogël i dorës së majtë, i cili na lidh pazgjithshmërisht me shpirtin tonë binjak me të cilin herët ose vonë do të takohemi. 
Në këtë lidhje nuk ka rëndësi koha, rrethanat dhe distancat, pasi filli i kuq është i gjatë dhe nuk këputet kurrë. 
Kjo legjendë rindërtohet bazuar në një rrëfim antik kineze. Gjatë dinastisë Tang, kreu i saj me emrin Wei, jetim qysh i vogël po kërkonte femrën e jetës së tij për të ndërtuar një familje.

Pas një sërë tentativash të kota mbërriti në qytetin e Song, ku takoi në shkallët e një tempulli një të moshuar i cili lexonte një libër në një gjuhë që nuk kuptohej, por që ishte i shqetëuar për problemet e njerëzve, sidomos për martesat. 
I moshuari i kishte thënë të riut se shpirti i tij binjak ishte vetëm 3 vjeçe dhe duhet të priste 14 vjet para se t’a takonte dhe ta bënte të tijën. 
Wei, i kuriozuar vendosi që ta takonte vajzën që i tha i moshuari. Një ditë kur shkoi në treg mbeti i zhgënjyer pasi vogëlushja ishte e varfër dhe e vetmja zgjidhje për të shmangur martesën me të, ishte që ta vriste.

Kështu që dërgoi një shërbëtorin e tij që ta vriste. I porosituri mendonte se e kishte kryer misionin pasi e kishte goditur mes syve. Për 14 vjet me radhë, Wei nuk arriti të gjente nuse të përshtatshme për të, deri kur në qytetin e Shangzhou, guvernatori i ofroi të martohej me vajzën e tij. 
E reja ishte e bukur, e mbajtur por kishte një shenjë në ballë të cilën e mbulonte. 
Kur Wei e pyeti se si ishte dëmtuar, mbeti i shokuar nga fjalët e saj, pasi në moshën 3 vjeçare ajo kishte rrezikuar të vritej me thikë.

Burri i pushtuar nga ndjenja e fajit, i tregoiui të vërtetën dhe kuptoi se i moshuari kishte të drejtë. Kështu që nga ajo kohë qarkullon legjenda e fillit të kuq, sipas të cilës secili nga ne e ka të shkruar dhe nuk mund ta ndryshojë fatin dhe shpirtin e tij binjak tregon siti nr.1 ne Shqiperi i njohjeve online MBLESERI.com