Thursday

Komplimentet më të Bukura që Mund t’i Bësh Një Vajze

Tags

Komplimentet më të Bukura që Mund t’i Bësh Një Vajze

Të gjithë e dinë tashmë: femrat vdesin të marrin komplimente nga meshkujt. Po cili është komplimenti më i mirë që mund të dëgjojë ndonjëherë një femër?

Këtu ka një listë me disa komplimente që janë renditur si më të mirët. Sigurisht, ndoshta këto nuk janë më të bukurat që mund të keni dëgjuar ndonjëherë, por janë disa nga më kuptimplotat që do t’jua bënin zemrën mal tregon siti nr1 i takimeve online MBLESERI.com

Flasin vetë femrat:

Një mendim i ëmbël

Caroline Zelonka. “Dua që vajza ime të jetë kështu si ty! Ma kanë thënë dy burra të ndryshëm. Njëri prej tyre ishte trajneri im profesional. Kjo është një ndër frazat që më ka rritur shumë profesionalisht. Ka ndodhur në të 20-at e hershme të miat, koha kur isha ëndërrimtare dhe plot optimizëm. Ndërsa vajza e tij ishte në adoleshencën e hershme. Nuk e dëgjova më, më vonë, por mendoj se është një ndër komplimentet më të bukur që mund të marrësh nga një mashkull.

Një thënie nga një libër

Surabhi Sinha. “Kjo është një shprehje nga një libër “Looking For Alaska (2005) nga John Green.
“Do të doja të shtrihem pranë saj në shtrat, të hapja krahët e mi rreth saj dhe të flija. Jo si ato dreq skenash nëpër filma. Jo për të bërë seks. Thjeshtë të flemë së bashku në kuptimin më të pafajshëm të kësaj fraze. Por më mungonte guximi dhe ajo kishte të dashur. Ndërsa unë kam qenë vetëm një i ngathët, ajo ishte e mrekullueshme, unë një i mërzitshëm i pashpresë, ajo mbresëlënëse. Kështu që u ktheva mbrapsht në dhomën time dhe u shtriva në krevatin e poshtëm të marinarit, duke menduar se në rast se njerëzit do të ishin shi, unë do të isha ai shiu i imët, ndërsa ajo uragani.

Cilësitë personale

Madeleine Bolger: "Para disa kohësh kam pasur një të dashur që më ka thënë: “Mendoj se mund të bëja qejf edhe në Ferr me ty”.

Goditje e dyfishtë

Cyndi Perlman Fink. “Ndërsa isha duke shëtitur me makinë, po mendoja: Kush është kjo bionde kaq e bukur?” Bashkëshorti im e tha këtë gjë sot. Ishte në një dyqan për të blerë diçka. Vërtet, pas 42-vjetësh? Është e mrekullueshme”

Kur ndihesh rehat

Sofia Ferreira. “Me ty jam thjeshtë vetja”. Ky është një ndër komplimentet më të mira që mund të të bëjë një mashkull. Kudo që të jetë është gjithmonë i dashuruar me ty.

Fjalët e një të panjohuri

Laura Parker. "Një herë mbaj mend që një djalë i çuditshëm, ndërsa po më ndihmonte të lëvizja sendet nga shtëpia ime (libra, CD, objekte të ndryshme), kthehet nga unë, më sheh dhe buzëqesh. Ndërsa unë isha në pozicionin e pyetjes “Çfarë ka?”, ai tha: “Çdo mashkull do të ishte me fat të ishte me ty. Jam i bindur për diçka: nuk do të mërzitej kurrë.”

Një kompliment i merituar

Siddharth Ahluwalia. "Pa të unë nuk do të ngrihesha dot në mëngjes, nuk do ia dilja.” Babai im e tha këtë për nënën time, në kohën kur motra e vogël u diplomua. Nëna punonte gjatë gjithë kohës për të na mbështetur dhe plotësuar të gjithë kërkesat tona (të miat dhe të motrës), përfshirë edhe edukimin e lartë. Ndaj edhe ne i jemi shumë mirënjohëse gjithmonë asaj perfundon siti me i madh Shqiptar i njohjeve online MBLESERI.com