Monday

KUIZ LOGJIK: 12 Gjëegjëza Që Do Ju Lodhin Shumë

Tags

KUIZ LOGJIK: 12 Gjëegjëza Që Do Ju Lodhin Shumë

Gjëegjëzat janë një gjini e veçantë letraro-artistike, tepër tërheqëse për shkak të trajtës dialoguese, vlerave njohëse, trajtimit artistik të objekteve; janë perifrazime të kuptimit të një sendi apo dukurie që mund të paraprihen ose mund të pasohen nga pyetja që kërkon përgjigje nga dëgjuesi ose lexuesi.

Gjëegjëzat janë pjesë e thesarit të madh të folklorit dhe, para se radioja dhe televizori të hynin në masë në familjet shqiptare, ato zinin një vend të rëndësishëm në mbrëmjet e familjeve e më gjerë, ishin pronë e të gjitha moshave. Depërtimi i mjeteve audiovizive i detyroi gjëegjëzat të mënjanoheshin nga pozicioni i parë dhe të përshtateshin me kohën duke bërë disa ndryshime të mëdha: të ndërronin regjistër duke kaluar nga komunikimi gojor në atë libror, disa të ndërronin gjininë letrare nga prozë në poezi, të kalonin nga produkt i anonimatit në produkt të krijuesve të njohur, ta kufizonin pjesën demografike vetëm tek fëmijët dhe të përdornin struktura kuptimore shumë të afërta me objektin ose dukurinë. 

Gjëegjëzat janë ushtrime logjike të kujtesës dhe logjikës, madje ka dhe nga ato në trajtë problemesh aritmetike. Me që në të kaluarën përcilleshin gojarisht, për t’u mbajtur mend, ato shfrytëzuan rimat poetike dhe shpesh u mbështetën mbi fjalë onomatopeike. Disa nga përrallat tona kanë patur aty-këtu parashtrimin e një gjëegjëze që përcaktonte zgjidhjen e fabulës çka e bën të hershme moshën e këtyre krijimeve. 

Më poshtë do të gjeni një seri me gjëegjëza interesante. Stërvisni trurin dhe na tregoni sa gjetët prej tyre: