Saturday

KUIZ: A Mund të Gjeni Ngjyrën që Dallon?

Tags


Shikimi, një nga shqisat e organizmave të gjallë dhe një nga shqisat kryesore të njeriut. Krahasuar me shqisat e tjera, të parit i korrespondon një pjesë e madhe e trurit. Shpesh njeriu i bazohet informacionit pamor më shumë se cdo lloj tjetër informacioni ndijor.

Bota rreth nesh është e mbushur me shumëllojshmëri ngjyrash. Teoritë e perceptimit japin një shpjegim sesi njeriu mundet të perceptojë ngjyrat duke vënë theksin në rëndësinë e koneve në krijimin e të gjitha ngjyrave që shohim. Kështu, ka tre lloje konesh, çdonjëra prej të cilave është më e ndjeshme ndaj një gjatësie vale të veçantë që prodhon ngjyrën e kuqe, të blertë ose ngjyrën blu.

Në vitin 1807 fizikani anglez Thomas Young pohoi se, syri percepton ngjyrat për arsye të kombinimit të këtyre tre ngjyrave. Ai pohoi se bashkimi i dritave të kuqe, të blertë dhe blu në sasi të ndryshme mund të prodhonte të gjitha ngjyrat e spektrit Më vonë fiziologu gjerman Herman von Helmholtz, e pasuroi teorinë duke pohuar se për prodhimin e ngjyrave të kuqe, të blertë dhe blu janë përgjegjës tre lloje të ndryshëm receptorësh, ndërsa kur stimulohen kombinime të ndryshme receptorësh prodhohen ngjyra të ndryshme. TeoriaYoung-Helmholtz quhet teoria trikromatike duke qenë se mbështetet në tre receptorë bazë të ngjyrave.

Pak kohë më vonë u propozua teoria e procesit të kundërt, nga Ewald Hering. Hering besonte se e verdha është gjithashtu një ngjyrë bazë. Ai argumentoi se, ndërsa ka tre lloje përceptorësh të ngjyrave, secili prej tyre, në vend që të jetë i ndjeshëm vetëm ndaj një ngjyre, i përgjigjet çifteve të kundërt të ngjyrave: blu - e verdhë, e kuqe - e blertë, e bardhë - e zezë. Çdo receptor mund t'i përgjigjet për një kohë të caktuar vetëm një ngjyre, por mund të bashkohet me receptorët e tjerë për të prodhuar ngjyrat në spektrin pamor.

Tani le të vijmë tek ju. A jeni ju të aftë të bëni dallimin mes ngjyrave të përafërta? Provoni këtë test viziv dhe mos harroni të lini një koment në facebook pasi të keni provuar veten: