Wednesday

Kuiz - Ne e Dimë me kë do Donit të Punonit mes Steve Jobs dhe Bill Gates

Tags

Kuiz - Kush e Ka Bërë: Steve Jobs apo Bill Gates?

Lindur të dy më 1955, kanë ndryshuar botën e teknologjisë informatike.

Pavarësisht ambicieve të ngjashme për teknologjinë dhe për biznesin, Bill Gatesi dhe Steve Jobsi kishin origjinë dhe personalitete krejt të ndryshme. 
Gatesi ishte i mirë në programime kompjuterash, kishte mendje më të disiplinuar praktike dhe plot fuqi analitike.

Jobsi ishte më intuitiv, romatik dhe kishte instikt më të fortë për ta bërë teknologjinë të përdorshme, modelin të këndshëm dhe ndërveprimin me përdoruesin akoma më miqësor.

Gatesi ishte më metodik; mbante shënime të rregullta për takimet me prodhuesin, ndërsa problemet i trajtonte me këmbëngulje, duke u rënë drejt e në kokë.

Që të dy mund të quheshin tipa të ashpër.

Gatesi e krijoi kompaninë Microsoft. Jobsi i kërkoi Microsoftit të shkruante një variant të gjuhës BASIC enkas për Macintoshin. Vec kësaj, Jobsi donte që Microsofti të shkruante një softuer - si program i shkrimit apo i tabelave – për Macintoshin. Në atë kohë Jobsi ishte mbreti, kurse Gatesi ishte ende oborrtar. Gatesi ra dakord të përgatiste variantin grafik të një programi me tabela që e quante Exel, një program shkrimi me emrin Word dhe gjuhën BASIC. Gjatë asaj kohe, Gatesi dhe Jobsi farkëtuan një lidhje mjaft të fortë. Atë verë shkuan të dy në një konferencë të organizuar nga analisti i industrisë Ben Rozen në Klubin Playboy, në hotelin Lake Geneva në Uiskonsin, ku askush nuk ia kishte idenë e ndërfaqeve grafike që po zhvillonte kompania Apple. Pas disa kohësh, lidhja mes tyre u bë më e vështirë. Plani original ishte që disa nga programet e Microsoftit – si Exel, Chart dhe File - të mbanin logon e kompanisë Apple dhe të përdoreshin vetëm për Macintoshin. Kur u bë gati programi Exel per Macintoshin, Jobsi dhe Gatesi e festuan së bashku në një mbrëmje të organizuar për median në tavernën Grin të Nju-Jorkut.

Në marrëveshjen origjinale, Jobsi i mbushi mendjen Gatesit që Microsofti të mos krijonte softuer grafikë për askënd tjetër vec kompanisë Apple, të paktën deri një vit pas daljes në treg të Macintoshit, në janar 1983. Për fat të keq, marrëveshja nuk arriti të parashikonte se dalja e Macintoshit do të vonohej një vit më shumë. Kështu që Gatesi ishte brenda rregullave kur, në nëntor 1983 zbuloi se Microsofti planifikonte ndërtimin e një sistemi operativ për kompjuterat e IBM, i cili do të përmbante ndërfaqe grafike me dritare, ikona dhe aktivizim të tyre përmes klikimit të mausit. Do ta quanin Windows.

Jobsi u tërbua. E dinte që nuk kishte c’të bënte – marrëveshja me Microsoftin për të mos prodhuar ndërfaqe grafike për të tjerët po mbaronte. Microsofti nuk arriti ta bënte gati variantin Windows 1.0 deri para vjeshtës së 1985-ës. Edhe atëherë, produkti kishte cilësi të dobët. I mungonte eleganca e ndërfaqes së Macintoshit dhe dritaret i vendoste pranë njëra-tjetrës, ndryshe nga mbivendosja magjike që kishte sajuar Bill Atkinson. Specialistët e tallën, kurse konsumatorët nuk e pëlqyen fare. Megjithatë, sic ka ndodhur gjithmonë me prdouktet e Microsoftit, këmbengulja e bëri Windowsin më të mirë dhe si përfundim, fitimtar. Prandaj frika e Jobsit qe më se e kuptueshme.
Apple-I u tregua më krijues, me imagjinatë, më elegante në zbatim dhe e shkëlqyer në modelim. Por megjithëse krijoi një seri produktesh të dobëta. Microsofti e fitoi luftën për sistemet operative. Jobsi lëshoi një përqarje arrogante dhe paksa të ekzagjeruar, por që e kishte brenda një fije të vërtet. ”Problemi i vetëm i Microsoftit është se ata nuk kanë shije, absolutisht nuk kanë shije”.

Tani, pas kësaj historie zhvilloni testin më poshtë për të zbuluar sa vërtetë i njihni këta gjigandë që i ndryshuan jetën kujtdo në planet: