Tuesday

KUIZ: Sa Mirë i Njihni Flamurët e Shteteve të Botës?

Tags

KUIZ: Sa Mirë i Njihni Flamurët e Shteteve të Botës?

A mendoni se jeni ekspert i flamurëve të botës? Atëhere mundohuni të gjeni se cilit shtet i përket seicili nga flamurët e mëposhtëm. Pastaj lexoni disa fakte të cmendura mbi flamurët e disa shteteve:





Flamuri është një copë pëlhurë, me ngjyra karakteristike, që ka zgjedhur shteti përkatës për ta përfaqësuar. Ndonëse flamujt e huaj nuk u lënë njerëzve mbresa të veçanta, pas disave sish fshihen fakte interesante, që u japin kuptim ngjyrave dhe stemave në flamuj.

Kanada
Liderët kanadezë kanë zhvilluar debate të zjarrta para se më 1965 të miratonin flamurin kuq e bardhë me gjethe të kuqe të panjës, si simbol shteti. 

Ngjyra e kuqe është marrë nga kryqi i Shen Gjergjit, që konsiderohet mbrojtës i shtetit, kurse ngjyra e bardhë është marrë nga stema e mbretërisë franceze. Gjethja e panjës simbolizon natyrën e mrekullueshme kanadeze. Së paku gjatë verës...

Nepali

Ky është i vetmi shtet në botë, që s’ka flamur standard katërkëndësh, dhe ky njëherësh është flamuri më i vjetër zyrtar në botë. Korniza blu e flamurit përfaqëson paqen e harmoninë, që përkujton Budën, që ka lindur në Nepal. 

Vjollca është ngjyrë kombëtare. Ndonëse disa konsiderojnë se trekëndëshat paraqesin majat vigane të Himalajeve, kjo s’është e vërtetë. Ato janë simbole hinduse. Hëna dhe Dielli ndodhen në flamur për hir të shpresës se Nepali do të jetojë aq gjatë sa edhe Hëna e Dielli.

Greqia
Grekët në kohë të fundit nuk po merren vesh thuaja për asgjë, e as edhe për flamurin. Ngjrat e flamurit janë blu e të bardha.

Ndërsa një pjesë konsideron se ngjyra blu përfaqëson Detin e mrekullueshëm Mesdhetar, kurse e bardha shtëpitë që kanë mbirë buzë detit, të tjerë thonë se pesë shiritat simbolizojnë nëntë rrokjet e shprehjes greke "Έλευθερία ή Θάνατος", që do të thotë liri a vdekje. Grekët njëmend janë popull luftarak. Por rreth një çështjeje pajtohen – kryqi përfaqëson fenë ortodokse.

Butan

Flamuri i shtetit Butan shquhet nga flamujt e tjerë për shkak të dragoit. Dragoi ndodhet në bazën e kuqe dhe të portokallët. Vetë emri i shtetit në gjuhën lokale do të thotë “dragua”, prandaj është e logjikshme që e ka në flamur. Dragoi vjen nga mitologjia e Butanit, ndërsa në kthetrat e tij mban margaritarë që përfaqëson begatinë.

SHBA

Emri i popullarizuar e flamurit amerikan është Betsy Ross, kurse nofkën e ka marrë nga gruaja që ka qepur flamurin e parë. Përbëhet nga trembëdhjetë shirita paralelë kuq e bardhë që simbolizojnë trembëdhjetë shtetet e para që shpallën pavarësinë më 1776. 

Që nga fillimi në këndin e epërm të majtë ndodhet fusha blu, me yjet që simbolizojnë numrin e shteteve. Në fillim ishin trembëdhjetë, në mënyrë që sot të jenë pesëdhjetë, dhe janë të sistemuara sipas formacionit 6-5-6-5-6-5-6-5-6.

Brazili

Baza e gjelbër e rombi i verdhë simbolizojnë pushtetin e dikurshëm kolonialist, dinastinë Bregenz-Habsburg.;

Stema e dikurshme e mbretërisë braziliane është zëvendësuar me rrethin e kaltër me 27 yje të bardha. Pozita e yjeve është identike me pozitën që kishin yjet mbi Rio më 15 nëntor 1889, dhe secili yll përfaqëson një shtet të veçantë. Motoja që ndodhet brenda rrethit të kaltër do të thotë – rregull e përparim.

Indonezia

Flamuri i Indonezisë përbëhet nga dy shirita horizontale , të kuqe e të bardha. Ngjyrat janë tradicionale, ndërsa gjatë historisë ishin përdorur nga dinastitë. Por janë edhe disa shpjegime jozyrtare pse pikërisht këto ngjyra. Sipas njërës e kuqja përfaqëson gjakun e të rënëve për pavarësi, kurse e bardha pastërtinë. 

Një tjetër shpjegim thotë se e kuqja përfaqëson jetën fizike të njeriut, kurse e bardha atë shpirtërore. Sipas shpjegimit të tretë këto përfaqësojnë ngjyrat e përditshme të kuzhinës së tyre. E kuqja paraqet palmat e sheqerit, kurse e bardha – orizin.

Mozambiku

Atyre që nuk e njohin historinë e Mozambikut, flamuri i tij do t’u duket i pazakonshëm, por për banorët e Mozambikut simbolika është e qartë. E gjelbëra paraqet bujqësinë, e zeza kontinentin e Afrikës, e verdha pasurinë me xehe, e bardha paqen, kurse e kuqja luftën për pavarësi. 

Stema është unike në botë dhe ka domethënie të thellë. Ylli i verdhë paraqet socializmin që sundon në vend. Libri përfaqëson arsimin dhe aspiratën për përparim të mëtejshëm të vendit. Shati përfaqëson fshatarët dhe bujqësinë, që është themel i këtij vendi të varfër. Në stemë ndodhet edhe kallashnikovi, që simbolizon vendosmërinë e vendit që të luftojë për liri.

Panama

Ngjyra e flamurit të Panamasë është e kuq, blu dhe e bardhë. Është e ndarë në katër fusha të barabarta – dy të bardha dhe nga një blu dhe e kuqe. Bluja dhe e kuqja paraqesin ngjyrat e partive kryesore politike. Ylli ngjyrë blu paraqet pastërtinë dhe ndershmërinë, kurse e kuqja pushtetin dhe ligjin në vend.