Thursday

Kush Nga Ju e Di Si Kanë Lindur Pikëpyetja e Pikëçuditësja?!

Tags

Kush Nga Ju e Di Si Kanë Lindur Pikëpyetja e Pikëçuditësja?!


Në ditët tona shenjat e pikësimit janë diçka normale dhe e domosdoshme për të shorehur saktë mendimet tona në letër. Por për mijëra vite nuk ka qenë e tille situata.

Në shekullin e 3-të pas erës somë, në qytetin e quajtur Aleksandri, punonjësit të librarisë gjigande të qytetit i quajtur Aristofan, i kishte ardhur në majë të hundës nga mënyra e shkrimit Grek të teksteve pahapësiradhepika. Edhe pse për shumicën e Grekëve e Romakëve gjuha e folur ishte shumë më e rëndësishme se gjuha e shkruar, për Aristofanin, për vetë profesionin e tij, gjuha e shkruar ishte prioritet. Ai nuk arrinte të pranonte faktin se në ato kohëra konsiderohej e pamundur të lexoje një tekst dhe ta kuptoje me leximin e parë.



Aristofani qe i pari që propozoi krijimin e fjalive e paragrafëve që do të krijoheshin duke i pikëzuar me pika lart, në mes dhe poshtë. Pikëzimi i tij nuk ish i njejtë me pikëzimin tonë që ka karakter gramatikor. Ai thjesht donte të krijonte pauza leximi të mëdha apo të vogla. Sidoqoftë merita i pikëzimit fillon tek ai.

Fatkeqësisht jo të gjithë ishin dakord me idetë e Aristofanit. Me rëniene perandorisë Greke dhe ngritjen e perandoris Romake idetë e tija u lanë në harresë. Ato ringjallen vetëm në shekullin e 6-të me nevojën  për të përhapur fenë katolike përmes librave. Qe Isidori i Seviljes, arqipeshkop e shenjt, që jo vetëm ripërdori pikat e Aristofanit por edhe përdori pikën poshtë (.) jo për të krijuar hapësira leximi por për të markuar përfundimin e një mendimi. Pak më vonë lindë n edhe hapësirat midis fjalëve, një shpikje e priftërinjve skocez dhe irlandez, dhe rreth shekullit të 8-të, në shtetin e sapo krijuar Gjerman, mbreti Sharlemanj urdhëroi priftin Alcuin të krijonte një fjalor më të përdorshëm duke zbuluar kështu gërmat e mëdha dhe të vogla.



Vepra e Aristofanit zgjati deri në shekullin e 15 - të kur shkrimtari Italian Boncompagno da Signa i cili propozoi një slash (/) për pauza dhe një vizë (-) për mbarimin e fjalisë. Ndërkohë filluan të përdoren gjatë rilindjes pikëpyetja e pikëçuditësja që u huazuan nga simbolet e mesjetës.



Me botimin e Biblës së Johannes Gutenberg vizat e Boncompagnos kishin marrë një kthesë e ishin shndërruar në presjet e pikat e sotme. Që nga shekulli i 15-të zhvillimi i pikëzimit u ngri dhe i njejtë ka ardhur deri në ditët tona. Një shkrimtar i shekullit të 15-të do ta kishte fare të lehtë të lexonte shkrimet e ditëve tona por ndoshta nuk do të mund të shpjegonte emoticonat dhe emojit e teksteve të sotme elektrojike.