Friday

Mos e Lani Pulën! Ja Pse

Mos e Lani Pulën! Ja Pse

Ekspertët e mjekësisë këshillojnë që mos ta lani pulën e pagatuar, pasi që ajo dyfishon rrezikun e infeksionit bakterial dhe kontaminimit

Qëllimi i këtij rekomandimi të fundit është për të parandaluar përhapjen e baktereve që ekzistojnë në mish.

Në fakt, larja e pulës nuk është problemi kryesor; problemi është se ne po e bëjmë larjen gabim. Shumë përdorues nuk kanë njohuri rreth këtij lloji të helmimit. Një agjenci britanike për standardet e ushqimit kreu një sondazh në internet, sipas të cilit rreth 44% e 4500 njerëzve të anketuar, lanin pulën para gatimit.

Sipas ekspertëve, ambienti krijohet nga pikat e ujit që përhapin camplybacter. Kjo është një baktere e cila përhapet në duar, rroba, enë kuzhine, sipërfaqe dhe pajisje të tjera.

Në një anketë tjetër u gjet se, rreth 280,000 njerëz vuajnë nga kjo baktere në Britani. Shumica e njerëzve të tjerë nuk ishin në dijeni për këtë baktere. Ne kryesisht e marrim këtë baktere nga shpendët dhe kjo është edhe lloji më i zakonshëm i helmimit me ushqim.

Edhe pse simptomat e helmimit zgjasin për rreth një javë, bakteret mund të jenë fatale, veçanërisht për fëmijët më të vogël se 5 vjeç. Simptomat janë diarre, dhimbje barku, lodhje të përgjithshme dhe ethe.

Infeksioni mund të çojë në probleme më afatgjata shëndetësore, të cilat përfshijnë sindromën e zorrëve dhe Guillain Barre.

Çfarë të bëni?

Shmangni larjen e pulës së pagatuar, është mirë ta futni atë menjëherë në ujë për t’u zier dhe sapo të marri valë, t’ia derdhni ujin dhe ta futni në një ujë tjetër. Mbajeni mishin e mbuluar në frigorifer. Vendoseni atë në raftin më të ulët të frigoriferit tuaj, në mënyrë që mishi të mos bie në sendet tjera ushqimore. Kur ta gatuani atë, sigurohuni që e keni gatuar mirë derisa të jetë pjekur mjaftueshëm. Gjatë përgatitjes së mishit, lani të gjitha enët, thikat dhe veglat e tjera së bashku me sipërfaqen ku ishte vendosur pula.

Tani që mësuat si të përgatisni pulën mësoni edhe si ta gatuani atë. Shikoni videon më poshtë: