Thursday

Përse Nuk Shohim Kurrë Zog Pëllumbi?

Tags

Përse Nuk Shohim Kurrë Zog Pëllumbi?


Vizitoni cilindo qytet dhe me siguri do të ndeshni në një tufë pëllumba diku. Gri, të zinj apo të bardhë, këto zogj "qytetarë" i gjejmë kudo në rrugë, parvaze, ballkone e çati tek lëshojnë glasat e tyre legjendare.




Por ka diçka të çuditëshme mbi pëllumbat tregon 1Fakt Natyre. Ata janë gjithmonë të rritur e të formuar e gati për tu lëshuar në fluturim në rastin më të parë që një fëmijë vesves i  ngacmon. Po ku janë të vegjlit e pëllumbave dhe përse ne nuk i shohim kurrë?



Biologët shpjegojnë se nuk kemi humbur ndonjë gjë të madhe duke mos parë bebet e pëllumbave për sa kohë që ata janë aq të shëmtuar sa quhen "butt ugly" - prapanicë e shëmtuar - dhe se ka dy arsye kryesore përse ne nuk arrijmë të shohim këto bebe nëpër qytete:

Arsyeja e parë ka të bëjë me origjinën e pëllumbave. Ata kanë origjinë të egër dhe, edhe pse janë përshtatur tashmë me jetën e qytetit, për sa i përket lindjes ata mbeten më të egër se kurrë. Çerdhet e tyre ndërtohen nëpër  shkrepa e guva ose, në mungesë të tyre në qytete, poshtë urave apo vende të tjera të fshehura. Në fakt, shumë më tepër shance kishin të shihnin ... dhe të hanin bebe pëllumbi neandërtalët që jetonin në shpella sesa ne.



Arsyeja e dytë ka të bëjë me qëndrimin e gjatë të zogave pëllumb në folenë e tyre, sikur të turpëroheshin që ishin aq të shëmtuar. Në fakt bebet pëllumb qëndrojnë në fole mbi 40 ditë, dyfishin e zogjve të tjerë të ngjashëm. Gjatë kësaj periudhe ata ushqehen me një substancë plot proteina e dhjam që i bën plotësisht të formuar kur dalin nga foleja.