Wednesday

Test: Çfarë Keni Qenë në Jetën e Mëparshme?

Tags

Test: Çfarë Keni Qenë në Jetën e Mëparshme?

Kujtimet tona tregojnë shumë mbi natyrën tonë të vërtetë. Bazuar në kujtimet tuaja të kësaj jete , mund të zbulojmë çfarë ishit në jetën e shkuar! Ishit ju një pirat apo shkencëtar? Le ta zbulojmë së bashku! Mos harroni të lexoni 1 fakt interesant që ka lidhje me rezultatin tuaj pasi të përfundoni testin.

Për të filluar testin klikoni më poshtë LUAJ TANI



Nuk besoni në jetën e mëparshme? Kjo histori ua ndryshon mendjen!

Shumëkush pyet nëse jeta e kaluar ishte mit apo realitet. Nëse jeni skeptik në lidhje me këtë çështje, fëmija trevjeçar nga Lartësia e Golanit, në kufirin siriano-izraelit, do t’ua ndryshojë mendjen. Ky djalë pohoi se në jetën e tij të kaluar u vra me sëpatë. Interesante është se kur fëmija dërgon të tjerët në fshatin ku ka jetuar në jetën e kaluar, gjendet skeleti, arma dhe vrasësi.

Në librin e tij "Fëmijët që kanë jetuar më parë: Rimishërimi sot”, psikiatri gjerman Trutz Hardo shpjegon historinë e këtij djali, si dhe të fëmijëve tjerë që kujtojnë historitë e kaluara me saktësi të habitshme.

Rrëfimin për këtë çun e ka regjistruar fillimisht një psikiatre tjetër, që ka ofruar ndihmë në Gazë, si pjesë e misionit Izraelit në vitet ’60 të shekullit të kaluar. Këtë rrëfim ajo e përcolli tek Hardo, raporton 1Fakt.

Djali është pjesë e bashkësisë fetare të druzëve, një tarikat islam që kryesisht jeton në Siri, Liban, Izrael dhe Jordani. Rimishërimi në kulturën e tyre pranohet si fakt, por rasti i tij ka befasuar besimtarët më të mëdhenj.

Ai ka lindur me një shenj në kokë. Druzët besojnë se kjo shenjë ndërlidhet me vdekjen në jetën e mëparshme.

 Në këtë kulturë është e zakonshme të dërgohet fëmija aty ku ka jetuar më parë, nëse fëmija kujtohet për këtë. Djali e dinte se ku ka jetuar më parë. Kur të vjetrit shkojnë aty, ai e dinte edhe emrin e tij në jetën e mëparshme.

Një banor i fshatit tha se njeriu për të cilin djali thotë se është rimishërimi i tij, u zhduk katër vjet më parë. Familja dhe miqtë mendonin se ky burrë ka humbur diku, meqë kjo ndodhte shpesh. Por, fëmija tha se është vrarë dhe se e dinte kush e ka bërë këtë.

Kur u ballafaqua me vrasësin, fytyra e tij zverdhet. Fëmija thotë se do t’i dërgojë në vendin ku është varrosur trupi. Aty gjendet skeleti i burrit me lëndim në kokë që lidhet me shenjën që në kokë sot ai. Po ashtu është gjetur edhe sëpata.

I ballafaquar me këto fakte, vrasësi pranon krimin e tij. Por, ky nuk është rasti i vetëm që flet për jetën e mëparshme. Ndërsa, shkenca ende nuk ia del të japë përgjigje për këtë fenomen.