Thursday

Test: E Gjejmë Dot Gjatësinë Tuaj?

Tags

Test: E Gjejmë Dot Gjatësinë Tuaj?

Është e përcaktuar në ADN-ën e njeriut që para se të lindë se sa i gjatë do të jetë. Në dekadat e fundit, gjatësia e fëmijëve është rritur shumë në të gjithë botën, ku shumica e gjeneratave rriten më shumë se prindërit e tyre. Një studim i ri ka zbuluar se si ndikon gjatësia e një njeriu tek shëndeti i tij.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit e gjatë kanë më pak rrezik që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2 sesa njerëzit e shkurtër. Por, personat e gjatë janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri.

Profesori Matthias Schulze, nga Instituti Gjerman i të Ushqyerit të Njeriut në Potsdam (qytet në lindje të Gjermanisë), thotë: “Të dhënat epidemiologjike tregojnë se për çdo 6.5 cm gjatësi, rreziku për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare ulet me 6%. Ndërsa vdekja nga kanceri rritet me 4%”.

“Të dhënat e reja tregojnë se njerëzit e gjatë janë më të ndjeshëm ndaj insulinës dhe kanë më pak yndyra në mëlçi, gjë që shpjegon rrezikun e ulët për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2,” shpjegoi profesori Norbert Stefan.

Studiesit shpjegojnë se aktivizimi i insulinës si faktor rritjeje ndikon tek rritja e rrezikut për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, sidomos ai i gjirit, zorrës së trashë dhe melanoma, duke qenë se rritja e qelizave është aktivizuar në mënyrë të përhershme.

Tani na lejoni të gjejmë sa të gjatë jeni duke ju përgjigjur vetëm 9 pyetjeve! Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI më poshtë: