Monday

TEST - Jeni Gënjeshtarë apo të Sinqertë?

Tags

TEST/ Jeni Gënjeshtarë apo të Sinqertë?

Zbuloni nivelin tuaj të sinqeritetit duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme dhe zbuloni pas testit avantazhet e të thënit të vërtetës!




Të thuash të vërtetën është e dobishme dhe keni përfitime të shumta.

E vërteta të hap shtigje të reja në jetë, marrëdhënie më të mirë dhe karrierë më të suksesshme.

Njerëzit duhet të përpiqen çdo ditë të jenë 100 për qind të ndershëm dhe të thonë gjithmonë të vërtetën. Njerëzit që thonë të vërtetën kanë më shumë që tu ofrojnë njerëzve sesa ata që gënjejnë.

Më poshtë mund të lexoni disa nga arsyet kryesore pse ju duhet të thoni gjithmonë të vërtetën.

Hapni zemrën tuaj


Kur flisni të vërtetën, zakonisht ju nxjerr nga brenda pasionin tuaj, dhembshurinë dhe interesat tuaj. Kur ju flisni me të dashurin tuaj, me shoku apo bashkëpunëtorët duke të jeni i sinqertë. Thënia e të vërtetës do të ju bëj shumë të besueshëm dhe do të përmirësoj gjendjen e zemrës suaj sepse sinqeriteti ndihet dhe duket më mirë edhe nga jashtë por edhe nga brendësia juaj.

Harroni frikën


A ju kujtohet kur keni thënë gënjeshtrën e fundit? Si jeni ndjerë? Kur thoni të vërtetën ju ecni në jetën tuaj pa frikë sepse e dini se nuk keni bërë gabim që keni thënë të vërtetën. Mos harroni, e vërteta mund të jetë ndonjëherë e rënd por gjithmonë është më e mirë edhe për ju edhe për të tjerët.

Jeni më autentik për njerëzit përreth jush

Kur jeni të sinqertë, njerëzit që keni përreth e vlerësojnë këtë gjë. Ata e vlerësojnë shumë këtë komponent të karakterit tuaj. Njerëzit që thonë të vërtetën, gjithmonë janë miq më të mirë, transmeton Gazeta Monitor.

E vërteta ju kursen nga shumë probleme


Kur flisni të vërtetën ju e kurseni vetën nga shumë stres sepse gënjeshtra mund të ju jap shumë probleme. Nëse dikush ju zbulon që e keni gënjyer, ju do të ndiheni keq dhe për më tepër hapni më shumë probleme të cilat janë të panevojshme dhe janë të shmangshme nëse flisni të vërtetën.

Njerëzit do të ju dëgjojnë

Kur ju shquheni se thoni të vërtetën, njerëzit përreth jush do të ndihen më mirë kur janë në prezencën tuaj dhe do të dëgjojnë me vëmendje këshillat apo opinionet që ju jepni, transmeton Gazeta Monitor.

E vërteta ju hap më shumë shtigje për një karrierë më të mirë


Kush dëshiron një punonjës që gënjen vazhdimisht? Asnjë punëdhënës. Por nëse ju jeni personi i ndershëm, që flisni të vërtetën, kjo gjë nuk do të kalojë pa u vërejtur nga shefat tuaj. Zakonisht njerëzit e ndershëm shtyhen përpara nga shefat e tyre me qëllim që të kenë një karrierë më të mirë pasi edhe ata kanë nevojë për një bashkëpunëtor të ndershëm.

E vërteta bën që marrëdhëniet në çift të jenë më të shëndetshme

Kur partnerët janë të sinqertë me njëri-tjetrin, problemet të cilat do të krijoheshin nga gënjeshtrat, shmangen. Sinqeriteti për shumë njerëz është faktori kyç që të funksionojë një marrëdhënie romantike. Partnerët vlerësojnë shumë kur e thoni të vërtetën edhe nëse ajo është e hidhur.