Tuesday

TEST - A Mund Të Zbulojmë Karakterin Tuaj Vetëm Me Një Pyetje?

Tags


Ne marrim përsipër të zbulojmë karakterin tuaj edhe pa ju takuar për asnjë moment. Për ne mjafton që ju të zgjidhni një nga simbolet e mëposhtme dhe ne ju tregojmë disa karakteristika bazë të karakterit tuaj. Nuk e besoni?

Lexoni pas testit disa mënyra të tjera për të zbuluar karakterin e njerëzve menjëherë. Për momentin zgjidh me kujdes një nga simbolet e mëposhtme dhe na vini në provë ...




Nga momenti kur takoni dikë për herë të parë, ju menjëherë doni të vlerësoni se cili është dhe çfarë përfaqëson. Për këtë arsye, mund të jeni në kërkim të disa cilësive të qëndrueshme, si ndershmëria, mirësia dhe inteligjenca.

Një gjykim i tillë i karakterit mund të jetë i dobishëm për vendime madhore, si kur bëhet fjalë për një lidhje romantike, ashtu edhe punësimi i një individi, apo pranimi i një oferte për punë. Bazuar në këto gjëra, kjo është mënyra se si njerëzit e gjykojnë personalitetin tuaj dhe vendosin se cilët jeni, dhe cilët ndoshta mund të mos jeni.

1. Shkrimi i dorës

Sipas një studimi, mënyra se si dikush shkruan dhe madhësia e shkrimit të dorës mund të tregojë disa gjëra për personin. Sipas studimit, i cili u krye nga National Pen Company, zbulohet se personat me shkrim dore të vogël kanë prirjen të jenë të turpshëm, tepër të përpiktë dhe studiozë, ndërkoha që personat më të shpenguar përpiqeshin ta fitonin vëmendjen me shkrimin më të madh të dorës. Ata që i marrin gjërat seriozisht ushtrojnë më shumë forcë mbi stilolapsin kur shkruajnë, ndërkohë që ata që shkruajnë “me dorë të lehtë” kanë prirjen të jenë më të dhimbsur dhe më të ndjeshëm.

2. Ngjyrat

Sipas një artikuli në “Psychology Today”, ngjyra që ti përdor më shpesh për rrobat thotë shumë se cili jeni. Njerëzit që zgjedhin më shpesh të zezën janë të ndjeshëm, artistikë dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, ndërkohë që ata që pëlqejnë të kuqen e jetojnë plotësisht jetën dhe janë shumë aktivë në sipërmarrjet e tyre. Njerëzit që pëlqejnë të gjelbrën janë besnikë dhe të dashur, ndërkohë që ata që pëlqejnë të bardhën janë të organizuar dhe logjikë, ndërsa ata që kanë blunë si ngjyrë të preferuar janë të qëndrueshëm, të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj të tjerëve.

3. Kafshimi i thonjve

Disa sjellje të përsëritura trupore thonë shumë për personalitetin tuaj. Mënyra se si trupi juaj reagon ndaj situatave, qoftë duke shkulur flokët, kafshuar thonjtë apo heqja e lëkurës mund të tregojë padurim, irritim, mërzi dhe pakënaqësi. Merrni përshembull ngrënien e thonjve. Sipas një studimi, sugjerohet se ata që hanë thonjtë kanë prirjen të jenë perfeksionistë, por në të njëjtën kohë dhe të tensionuar dhe nervozë.

4. Këpucët

Sipas psikologëve, mund ta gjykoni me korrektësi një person thjeshtë duke i parë këpucët. Sipas kryestudiuesit Omri Gillath nga Universiteti i Kansasit, thjeshtë duke ekzaminuar koston, stilin, ngjyrën dhe gjendjen e këpucës, mund të jesh në gjendje të hamendësosh për 90 % të tipareve personale, si përshembull të ardhurat e tij, prirjet politike, gjinia dhe madje, edhe mosha.

5. Sytë

Sytë janë pasqyra e shpirtit tuaj. Sytë thonë shumë për ju, çfarë mendoni dhe ndieni, dhe nëse jeni mashtrues, apo besnik. Sipas studimeve, njerëzit me sy ngjyrë blu janë më pak të këndshëm dhe më të prirur që të jenë të alkoolizuar, se sa njerëzit me sy më të errët. Po kështu, mungesa e vështrimit të qëndrueshëm do të zbulonte një mungesë vetëkontrolli dhe vullnet të dobët.

6. Përpikmëria në orar

Sa herët apo vonë ju shfaqeni në një takim mund të formojë një përshtypje, negative ose pozitive, në lidhje me personalitetin tuaj. Të jeni vonë për një takim të rëndësishëm do të thotë që po krijoni një përshtypje negative për atë se cili jeni, ndërkohë që nëse jeni herët në një takim, do të thotë se e vlerësoni kohën e të tjerëve, dhe jeni njëkohësisht të organizuar mendërisht dhe i vetëmotivuar.

7. Dorështrëngimi

Eshtë zbuluar se njerëzit me dorështrëngim të fortë shfaqin vetëbesim dhe reflektojnë një karakter të fortë dhe plot vetëbesim. Këta njerëz kanë prirjen që të jenë më të hapur, më ekspresivë për emocionet e tyre, dhe më pak të prirur për të qenë gjakftohtë. Njerëzit me dorështrëngim të dobët, nga ana tjetër, kanë mungesë besimi dhe gjithmonë priren që të dalin lehtë nga një sfidë. Vetë ofrimi i një dorështrëngimi mund të jetë dallimi mes të qënurit jomiqësor dhe sinqerisht miqësor.