Tuesday

TEST PERSONALITETI: Berisha, Meta, Rama - Me Cilin Përshtatet më Shumë Personaliteti Juaj?

Tags

TEST PERSONALITETI: Berisha, Meta, Rama - Me Cilin Përshtatet më Shumë Personaliteti Juaj?

Me cilin nga politikanët e famshëm shqiptarë përshtatet më së shumti personaliteti juaj, Sali Berisha, Ilir Meta apo Edi Rama? Plotësojeni këtë kuiz dhe testoni veten. Per te filluar testin klikoni LUAJ TANI! me poshte:




Teoritë e personalitetit kanë disa qëllime kryesore. Njëri është që të organizojë karakteristikat e personalitetit. Teoritë japin një strukturë për të integruar karakteristika si agresiviteti, emocionaliteti, inteligjenca, shoqërueshmëria, ankthi dhe pasiviteti. Teoritë identifikojnë cilat karakteristika janë më të rëndësishmet dhe si organizohen ato në individë të ndryshëm. Kjo na ndihmon të kuptojmë marrëdhëniet midis sjelljeve tona të ndryshme.

Një synim tjetër i teorive të personalitetit është të shpjegojë variabilitetin në personalitet (ndryshimet dhe ngjashmëritë midis individëve). Teoricieni i personalitetit paraqet koncepte që japin faktorët që ndikojnë në zhvillimin e personalitetit dhe sjelljeve të përditshme të individëve, dhe na ndihmon të kuptojmë pse secili nga ne është i veçantë

Një synim i tretë i teorive të personalitetit është që të përshkruajnë personalitetin normal dhe të shëndetshëm. Teoricienët e personalitetit kanë studjuar njerëz normalë si dhe njerëz me probleme me shpresën që të përcaktojnë faktorët që kontribojnë në krijimin e një personaliteti normal. Teoritë më kryesore që janë zhvilluar me kalimin e viteve.