Friday

Test Psikik: Sa e Zhvilluar Eshtë Intuita Juaj?

Tags

Test Psikik: Sa e Zhvilluar Eshtë Intuita Juaj?

Shqisa e gjashtë e njeriut i intrigon të gjithë së tepërmi edhe pse ajo është një dukuri irracionale. Të kesh intuitë nuk do të thotë të jesh inteligjent, pasi ajo i kalon caqet e inteligjencës. Buron nga një vend në qenin e njeriut, që s’dihet se ku. 

Inteligjenca dhe intuita lidhen në pikën, se inteligjenca i shërben intuitës për ta shpjeguar atë.

Intuita mund të depërtojë mbi intelektin por qëndron më lart se ai. Tek njeriu ajo ndodh menjëherë, dhe nuk vjen hap pas hapi, apo si diçka që ngacmohet nga shkaqe. Përkufizime të mirëfillta për të nuk ka. Osho thotë se intuita është e panjohshmja. Mistiku nënkupton atë që nuk njihet kurrë, e panjohshmja pra. Intuita në disa kuptime është njësoj si instinkti, në një farë kuptimi ndryshon absolutisht nga instinkti; në një tjetër mënyrë ndryshon absolutisht nga intelekti. Juve do të duhet ta kuptoni këtë pasi tek ju kjo është shumë e hollë. Kjo lloj shqise gjithmonë i është atribuar femrës, duke thënë se kanë një intuitë më të zhvilluar se meshkujt. Kjo ka ardhur si rrjedhojë se atë që kanë shprehur shpesh femrat, kanë rezultuar të vërteta. 

E fjala intuitë zëvendësohet shpesh me fjalën parandjenjë, dhunti, parashikim, etj.

Intuita rezulton të jetë e suksesshme dhe ndaj njerëzit duan ta kenë si shqisë të tillë, për të qenë dhe ata më rezultativ në punët e tyre. Jo vetëm kaq, por individët që kanë intuitë citohen gjithnjë si të mençur, të zgjuar, persona të cilëve u duhet marrë mendimi. Çdo kush na nga ne nëse do përpiqej pak, të përqendrohej më shumë tek vetja, tek ato gjëra që gjithmonë burojnë nga zemra. Tek mendimi i parë i shpejtë i tyre, e jo ta shoqërojnë atë me disa parime e kufizimi se çfarë duhet e çfarë nuk duhet, pasi nuk do quhet më nivel intuitiv por arsyetim logjik i njeriut për të shpënë drejt se të vërtetës. 

Pasi intelekti i njeriut jeton me paragjykime, e kufizime të vazhdueshme ndaj nuk mund të flasim për intuitë por për mendimin e dikujt i cili është në përputhje me realitetin që jetojmë. Pranohet më lehtë nga komuniteti ynë.

Për intuitë të zhvilluar thonë se kanë artistët në përgjithësi, shkencëtarët, matematicienët, por këto nuk janë të ndarë me thikë. Ja disa shembuj: në një nga universitet më të mëdha në Amerikë qëndronte një problemë matematikore e pa zgjidhur prej vitesh. Njëra nga pedagoget kishte gjetur zgjidhjen. Kur e pyetjen se si kishte arritur në përfundim ajo tha se: 

Unë nuk mund të them se si do jem çuar natën dhe e kam hedhur në letër. Mbaj mend nëpër hije që jam zgjuar dhe kam shkruar mbi tavolinë. Po mos të ishte shkrimi im nuk do e kisha besuar që e kam gjetur zgjidhjen. Plot shkrimtarë e kuptojnë se po hedhin një poezi pasi e kanë përfunduar atë, burimin e frymëzimit mund t’ia atribuojnë gjithkund në natyrë, por se nga burojnë gjithë ato fjalë e ndjenja qëndrojnë tjetërkund. 

Të gjithë ne zotërojmë aftësinë e natyrshme për intuitë, mirëpo kushtëzimi social dhe kultura formale shpesh punojnë kundër saj. Intuitë mund të ketë gjithkush, varet kush përpiqet ta vë në pah atë. Le të shohim tashmë përmes testit të mëposhtëm se sa të zhvilluar e keni ju intuitën. Për të filluar testin klikoni më poshtë LUAJ TANI!

This Is The Newest Post