Tuesday

TEST PSIKOLOGJIK: Çfarë me të Vërtetë Mendojnë Njerëzit për Ju?

Tags


A jeni një person misterioz, i lumtur/me fat ose një person serioz? Zbulojeni tani duke plotësuar këtë test. Pas testit lexoni disa këshilla që përputhen me ju.

Për të filluar testin klikoni LUAJ TANI më poshtë:




Në qoftë se jeni një nga njerëzit që përbën shqetësim për ju, ajo se çfarë thonë dhe mendojnë njerëzit, testi ju tregoi se cfare te tjeret mendojne per ju dhe informacioni i mëposhtëm do t’ju udhëzojë se si ta eliminoni këtë problem.

Mjaft menduat më shumë seç duhet. Pavarësisht se kjo mund t’ju duket pak sa e rëndë, ju nuk jeni personi më i rëndësishëm në të gjithë boten. Shumicën e kohës që mendoni se gjykoheni ose kritikoheni nga të tjerat ndoshta mund të mos jetë kështu.

Filloni duke menduar që ju nuk jeni një person perfekt, ju mund të keni aspekte negative por mund të keni edhe aspekte pozitive. Thjeshtë bindeni vetën që përpiqeni për më të mirën, nuk ka rëndësi sa ja arrin, ose a do të kritikohesh nga të tjerët! Unë kam principe, vlera dhe përpiqem t’i zbatoj ato në jetën e përditshme. Bota nuk funksionon ashtu siç dua unë, por kjo nuk do të thotë që unë mos ta jetoj atë siç dua.

Vendosni gjërat në perspektive. Mos u fokusoni në detaje thjeshtë përpiquni të jetoni jetën mirë, dhe të merrni më të mirën nga ajo. Mos kini tendencën të dëgjoni opinionet e të tjerëve sepse do të humbisni motivimin për të jetuar jetën ashtu siç dëshironi.

Jeta është shumë e shkurtër për të menduar për detajet. Psh. Një palë këpucë të verdha, nëse ju i vishni ato do mendoni se do të kritikoheni, por ku e dini ju se brenda pak kohësh vetë njerëzit e tjerë me të cilët keni kontakt nuk do fillojnë të veshin po të njëjtin model dhe ngjyrë këpucësh. Bëni një listë me gjërat për të cilat jeni krenare. Dhe vendoseni në një vend ku do t’a shikoni shpesh atë, në këtë mënyrë do të gëzoheni për gjërat që keni dhe t’i shijoni ato, në vend që të mendoni për gjërat që do mund të kishit.

Gëzojuni çdo gjëje në jetë. Një peizazh i bukur, një vajzë e vogël duke luajtur me qen, pini një çaj me shoqërinë. Këto momente të shkurtra, por shumë të bukura me kalimin e kohës do të bëhen momentet më të bukura të jetës tuaj të cilat do t’i kujtoni me kalimin e viteve.

Besoni më shumë në vetvete! Mos ngurroni të jeni aktiv, merrni përgjegjësitë personale dhe analizoni mirë situatat dhe në fund veproni. Besoni në vetvete që mund ti ja arrini diçkaje, dhe do të realizoni atë, sigurisht duke punuar për një qëllim të tillë.

Mësoni të kontrolloni ndjenjat. Që nga stresi, shqetësimi, problemet do t’ju duhet shumë të arrini të fitoni kontrollin dhe vetëbesimin në vetvete. Pranojeni vetveten për atë çfarë jeni. Me kalimin e kohës të kuptoni se çfarë ju shqetëson me të vërtetë dhe t’i mendoni ato si një problem që ka zgjidhje, të krijoni një shpirt optimist, mbi të gjitha të besoni në vetvete që do ta realizoni do të jetë hapi i parë drejt suksesit.