Monday

Test Psikologjik: A Mund Ta Kaloni Provimin Për Tu Bërë Psikolog/e?

Tags


Koha per kuizin tone. Le te shohim nivelin tuaj aktual. A mund të identifikoni qartësisht karakteristikat e një sociopati? Pas testit lexoni disa këshilla të nevojshme për rrugën tuaj drejt psikologjisë.




Deshironi te beheni psikologe ndoshta? Ja cfare sygjeron nje psikolog i 1Fakt:

Pamvaresisht inkurajimit te padiskutueshem nga ana ime per ty, do te doja te isha e sinqerte duke thene se psikologjia nuk eshte per kedo; nese do te ishte keshtu do te ishte nje loje dhe jo nje profesion. Keshtu, ne nje shoqeri ku shume te rinj mezi edhe e shprehin fjalen psikologji, kushtet per tu bere psikolog mund te duken shume te veshtira. Megjithate me disipline e dedikim kushtet akademike te nevojshme mund te kapercehen si ne çdo profesion tjeter.

Duke te sygjeruar qe te ruash lart pasionin per psikologjine si kusht primar per te hecur perpara, une kam per ty pese sygjerime shtese te cilat ndoshta mund te ndihmojne ne rrugen e ndermarre.

SE PARI, lidhur me pergatitjen akademike, do te sygjeroja te ishe i pergatitur per karrieren tende te mundeshme ne psikologji permes disa lendeve baze te gjimnazit si: kimia, biologjia, fizika, dhe matematika – dhe, natyrisht, psikologjia, nese shkolla jote e ofron. Lendet shkencore te ndihmojne te mendosh me llogjike, dhe gjithashtu te formojne konceptin se si bota “fizike” funksionon. Per me teper, biologjia dhe kimia te pergatisin per studimet e mevonshme te analizimit te trurit nga ana biologjike. Matematika te meson mendimin analitik, dhe te pergatit per lendet statistikore te cilat jane shume te nevojshme per te kuptuar te gjitha studimet dhe kerkimet qe behen ne psikologji.

SE DYTI, per te qene nje profesionist i mire i shendetit mendor, ti duhet te zhvillosh nje interes te hershem mbi ate çfare motivon njerezit; lendet humane si historia, letersia apo edhe njohurite fetare do te ishin nje ndihmese e mire. Gjithashtu do te duhet te jesh shume i afte nga ana gjuhesore. Duhet te zhvillosh nje gjuhesim gramatikor perfekt si dhe te kultivosh mendimin analitik. Nese ti e njeh veten si njeri ambicioz, une do te keshilloja te filloje leximin e Sigmund Freud “Psikologjia e Jetes se Perditeshme”, nje liber i vogel por shume klasik.

SE TRETI, mundohu te kesh nota sa me te mira; ti do te perballesh me shume student te tjere te cilet kane nje interes te ngjashem me ty per psikologjine. Kete sezon shkollor, ne Fakultetin e Shkencave Sociale kishte vetem 100 kuota per Degen e Psikologjise. Notat e mira ne Gjimnaz do te jene nje ndihme e madhe per pranimin tend ne Universitet. Nese notat e tua nuk jane aq te mira, ti sidoqofte mund te provosh ne Universitetet private te cilat ofrojne kete lende. Megjithate me mund e disipline une jam e bindur se ti mund t’ia dalesh qe te kesh rrezultate te mira ne shkolle.

Si mund te kesh rrezultate te mira? Ja disa keshilla brenda keshillave: Nga ana veprimore; merr seriozisht lendet te cilat duhet te mesosh, kushtoi shume vemendje shpjegimit ne klase, dhe ploteso detyrat e lena nga mesuesit. Nga ana psikologjike; DESHIRO te marresh nota te mira me shume se ç’deshiron gjithçka tjeter. Me shume se festat me shoqerine, me shume se lojrat, me shume se njohja me ndonje vajze simpatike etj. Pike. E ardhmja jote varet ketu.

SE KATERTI, te sygjeroj te takosh ndonje psikolog/e qe ushtron profesionin. Mundohu te sigurosh nje takim dhe kerkoi ta shoqerosh gjate dites se punes per te kuptuar me mire si funksionon ky profesion. Vetem permes kontaktit direkt ti do te arrish te realizosh veshtiresite dhe kenaqesite qe te ofron psikologjia.

SE PESTI, fillo qe tani te mendosh per Universitetin te cilit do ti besosh te ardhmen tende. Shiko lendet qe ofrojne, pedadoget te cilet japing mesim, mbidh te dhena permes miqve e familjareve lidhur me rreptesine e korrektesine e çdo Universiteti dhe gjithashtu nuk mund te mungoje informacioni mbi tarifat e regjistrimit dhe ndjekjes se kurseve.