Monday

Test Psikologjike: A e Keni Gjetur Shpirtin Binjak?

Tags

Test Psikologjike: A e Keni Gjetur Shpirtin Binjak?

A kemi më shumë shpirta binjakë, ose mund të jetë vetëm një person?

A ka nevojë të kërkojmë për shpirtin binjak, ose vetë fati do të na bashkojë? Sipas mitit të lashtë grek, qeniet njerëzore, androgjini, dikur ishin një përzierje e përsosur e meshkujve dhe femrave.

Përsosjes së tyre ia kishin shumë zili, prandaj Zeus-i, i përgjysmoi në gjysmën mashkull dhe femër, duke i dënuar ata që të ndarë të bredhin botën për të kërkuar njëri-tjetrin.

Nga Greqia e lashtë e deri në ditët e sotme kjo temë ka intriguar shumë mendimtarë, filozofë dhe psikoterapeutë.

Derisa disa e shikojnë këtë si kulmin e romancës, të tjerët besojnë se asgjë nuk i ka sjellë aq shumë fatkeqësi njeriut sesa kërkimi i shpirtit binjak.

Kur rezulton se dikush që ne kemi menduar se është shpirti binjak ka të meta dhe se nuk është imun ndaj të gjitha gabimeve tona, që nuk na lexon çdo mendim dhe mundet të hyjë me neve në një konflikt, tullumbacja romantike shpërthehet dhe ne mbetemi të humbur, sepse e kuptojmë se një marrëdhënie e tillë nuk i përshtatet idesë tonë për shpirtin binjak dhe se automatikisht e deklarojmë atë si shpirt jo-binjak.