Monday

Test Psikologjike - A Mund Ta Gjejmë Me Pak Pyetje Sa Të Turpshëm Jeni?

Tags

Test Psikologjike - E Gjejmë Dot Me Pak Pyetje Sa Të Turpshëm Jeni?

Përmes këtij testi ju ndihmojmë të zbuloni se sa ndikon ndroja dhe turpi në jetën tuaj. Pas testit disa reflektime interesante:



Turpi nuk duhet karakterizuar si një virtyt; sepse ai më shumë i ngjan një pasioni sesa një gjendjeje karakteri. Sido që të jetë, turpi definohet si një lloj frike nga çnderimi dhe prodhon një efekt që është i ngjashëm me frikën nga rreziku; njerëzit që ndjehen të turpëruar skuqen, kurse ata që i frikësohen vdekjes zverdhen. Së këndejmi, që të dyja, si frika nga çnderimi si ajo nga ndonjë rrezik i madh, ngjajnë më shumë si gjendje trupore, gjë që është karakteristikë definuese e pasionit, sesa si gjendje karakteri.

Pasioni nuk i ka hije çdo moshe; ai i shkon vetëm rinisë. Ne mendojmë se të rinjtë duhet të kenë turp ngaqë ata jetojnë me pasion dhe kjo i shtyn drejt gabimeve të shumta, prej të cilave mund t’i përmbajë ndjenja e turpit. Dhe ne jemi të prirur të lavdërojmë të rinjtë që janë të prirur ndaj këtij pasioni (lexo: turpit), por asnjëri nga ne nuk do të lavdëronte një njeri më të moshuar për faktin se po tregon prirje për t’u turpëruar, dhe kjo ngaqë ne mendojmë se një njeri i pjekur nuk do të duhej të bënte diçka që do ta bënte të nevojshme ndjenjën e turpit.

Ndjenja e turpit nuk është as karakteristikë e një njeriu të mirë, për shkak se vjen si rezultat i veprimeve të këqija (të cilat veprime nuk duhet të kryhen; fakti se disa veprime janë të turpshme nga pikëvështrimi universal i çdo të vërtete, kurse disa të tjera vetëm nga pikëvështrimi i opinionit publik, nuk bën asnjë ndryshim; kjo për shkak se asnjëra klasë e veprimeve nuk duhet bërë, ashtu që të mos ndjehet asnjë lloj turpi); aftësia për veprime të turpshme është veçori dalluese e njeriut të lig.

Të jesh i formuar në atë mënyrë që të jesh i aftë të turpërohesh kur kryen një veprim të lig, dhe të mendosh që kjo të bën një njeri të mirë, është thjesht absurde; kjo për shkak se turpi është diçka që ndjehet për veprime të vullnetshme, kurse njeriu i mirë nuk kryen asnjëherë veprime të këqija në mënyrë të vullnetshme. Megjithatë, mund të thuhet se turpi është një gjë e mirë vetëm kushtimisht; nëse një njeri i mirë kryen veprime të këqija, ai do të ndjehet i turpëruar; por virtytet nuk janë subjekt i një kualifikimi të këtillë.

Dhe nëse paturpësia—të mosturpëruarit nga veprime të ulëta—është e keqe, kjo megjithatë nuk e bën të turpëruarit për veprime të tilla një gjë të mirë. Vetëpërmbajtja, gjithashtu, nuk është virtyt, por një lloj gjendjeje e përzier; kjo do të tregohet më vonë. Por le t’i kthehemi tani diskutimit të drejtësisë.