Saturday

Test - Tipi Tatuazhit që do ju Shkonte më Shumë

Tags

Test - Tipi Tatuazhit që do ju Shkonte më Shumë

Le të shohim cili tatuazh ju shkon më shumë

Per të pare cili tatuazh përputhet me karakterin tuaj ju duhet të bëni këtë test. Për të filluar testin klikoni më poshtë LUAJ TANI. Dhe mos harroni të lexoni disa këshilla të rëndësishme mbi tatuazhet pas këtij testi.




Ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëz bëjnë tatuazhe dhe piercing, mjekët dhe pacientët duhet të njohin ndërlikimet që mund të shfaqen. Aktualisht, afërsisht 25% e personave të moshës 18-30 vjeç kanë një ose më tepër tatuazhe. Në vitet në vijim, do të jenë 40% e personave të kësaj grupmoshe që do të kenë një tatuazh. Tatuazhet nuk i bëjnë vetëm meshkujt. Përkundrazi, 65% e personave që kanë tatuazhe janë femra. Por përpara se të vendosni të ngjyrosni trupin tuaj, mësoni më tepër për tatuazhet, llojet e tyre dhe rreziqet që përmbajnë.

Nga ana tjetër, piercing janë më të shpeshtë te 16-20 vjeçarët, 47% e të cilëve kanë unaza apo objekte të tjera metalike që shpojnë pjesë të ndryshme të trupit.

Ja cilat janë problemet e mundshme

Pigmentet e tatuazheve mund të përmbajnë metale të rënda dhe hekur, të cilat krijojnë problemeve gjatë kryerjes së rezonancës magnetike. Rezonanca magnetike mund të shkaktojë një ndjesi djegieje dhe dhimbje të forta. Ka disa raportime djegiesh të lidhura me tatuazhet dhe rezonancën magnetike. Nëse shfaqet ky ndërlikim, përdorni kompresa të ftohta.

Nuk është e lehtë të merrni vesh nëse tatuazhi juaj ka pigment apo jo. Nuk ka rregullore për pigmentet e tatuazheve apo studiot që kryejnë tatuazhe dhe furnizuesit e pigmenteve rrallëherë i tregojnë përbërësit.

Kryqi i Kuq e ndalon dhurimin e gjakut nga çdokush që ka kryer një tatuazh apo piercing gjatë 12 muajve të fundit, përveçse kur tatuazhi është kryer në një studio të çertifikuar.

Infeksioni është një tjetër problem i shpeshtë. Një studim i 766 studentëve zbuloi se tatuazhet shoqëroheshin me infeksione në 45% të rasteve, me reaksione kutane lokale në 39% të rasteve dhe me hepatit në 2 raste. Infeksionet nga virusi i hepatiti B dhe C, nga HIV, Pseudomonas, Stafilokoku, tetanozi, dhe sifilizi janë lidhur me kryerjen e tatuazheve.

Tatuazhet nga artistë të palicensuar janë shoqëruar me shpërthime të infeksioneve nga stafilokoku i artë në zona të ndryshme.

Infeksionet e marra nga kryerja e tatuazheve mund të jenë vdekjeprurëse. Nëse keni temperaturë pak kohë pas kryerjes së një tatuazhi dhe nuk keni burim tjetër infeksioni, njoftoni menjëherë mjekun tuaj.

Gjithashtu kryerja e piercing mbart riskun për infeksione. Një studim i 225 adoleshentëve me piercing, të cilët ishin vizituar në një spital urban, zbuloi infeksione nga piercing në 74% të rasteve, hemorragji në 30%, reaksione alergjike në 26% dhe cikatrice keloide në 19%.

Pjesa e sipërme e kërcit të veshit është pak e furnizuar me gjak, ndaj vendosja e piercing në këtë zonë ka tendencë të lartë për shfaqjen e infeksioneve dhe mbylljen e vonuar të plagës.

Laseri, teknika më e preferuar nga mjekët

Tatuazhet mund të hiqen. Ndonjëherë, sidomos kur është përdorur vetëm bojë e zezë, rezultatet janë të shkëlqyera. Por ndodh shpesh që lëkura nuk mund të kthehet në ngjyrën apo cilësinë fillestare. Janë tre teknikat kryesore të heqjes së tatuazheve: prerja dhe heqja e lëkurës së tatuazhuar, dermoabrazioni (fërkimi i lëkurës së tatuazhuar me një pajisje gërryese), ose heqja me laser. Pjesa më e madhe e mjekëve parapëlqejnë përdorimin e laserit. Disa bojëra janë më të vështira për t’u hequr sesa disa të tjera dhe nevojiten disa seanca; tatuazhet e përhershme mund të mos largohen asnjëherë plotësisht. Federata Amerikane për Ushqimet dhe Medikamentet i paralajmëron njerëzit të mos përdorin asnjë prej tatuazheve të përkohshme që shiten dhe mund t’i vendosësh vetë, pasi përmbajnë acide dhe mund të shkaktojnë reaksione të rrezikshme në lëkurë.

Keshilla

Mos pini pije alkoolike apo medikamente (veçanërisht aspirinë) natën përpara, apo gjatë kohës që kryeni tatuazhin.

Mos bëni tatuazh nëse jeni të sëmurë.

Sigurohuni që të gjitha gjilpërat të nxirren nga pako sterile njëpërdorimshe përpara se të përdoren mbi trupin tuaj.

Sigurohuni që studioja ka pajisje sterilizimi për të pastruar instrumentet pas çdo përdorimi.

Sigurohuni që artisti t’i lajë duart dhe të përdorë doreza sterile.

Sigurohuni që vendi i punës të jetë i pastër dhe pa objekte josterile (shishe uji, çanta, etj.)

Merrni një listë të pigmenteve të përdorura, duke përfshirë ngjyrën, emrin e prodhuesit dhe numrin e serisë.

Pas kryerjes së tatuazhit, ndiqni me kujdes udhëzimet për shërimin, duke përfshirë pomadat me antibiotikë.