Thursday

Test: Zbuloni Personalitetin nga Forma e Thonjve

Test: Zbuloni Personalitetin nga Forma e Thonjve


Nëse keni thonj të gjatë dhe drejtkëndësh: tregojnë se keni një personalitet të zjarrtë dhe jeni shumë të shoqërueshëm.

Preferoni eksperiencat e reja edhe pse nuk e humbisni kurrë kontaktin me realitetin.

Nëse keni thonj të gjëra dhe të sheshta


tregojnë për një personalitet analitik, tepër aktiv, të aftë të flasë vetëm në momentin e duhur. Jeni persona që dini të jepni këshilla të mira dhe doni të studioni e të krijoni gjëra të reja.

Thonj të shkurtra dhe rrethore


tregojnë për një personalitet kreativ, keni qejf të argëtoheni dhe tërhiqni në mënyrë të natyrshme çdo person që ju rrethon. Jeni miq besnikë dhe ju vini në ndihmë të tjerëve në momentet më të vështira.

Formë e parregullt dhe e vogël : 


tregojnë se keni një personalitet të ndjeshëm, por që nuk jeni të aftë të shpreheni lehtësisht. Shpesh dukeni si persona moskokëçarës dhe të ftohtë. Në të vërtetë, brenda jush ziejnë stuhi të vërteta ndjenjash.

Të sheshta


janë simbol i personalitetit konkret dhe punëtor. Nëse keni këtë formë thonjsh jeni persona që keni lindur për të qenë lider dhe për tu vendosur në pozicione pune që kanë përgjegjësi. Bëni çdo gjë me seriozitet, edhe pse dini mirë se si të argëtoheni.

Trekëndësh:  


tregon për një personalitet të guximshëm, të gjallë, të pasionuar dhe kokëfortë. Jeni persona që dini gjithmonë se çfarë doni dhe se si ta merrni atë që doni, veçanërisht në punë.

Ovale dhe të gjatë


simbolizojnë një personalitet shumë kreativ, të qetë dhe të sjellshëm. Keni fantazi dhe u pëlqejnë gjërat e bukura. Jeni persona që i bëni gjërat me zemër.