Thursday

Testi i Syve - A Jeni Njeri me Skizofreni?

Testi i Syve - A Jeni Njeri me Skizofreni?

Sipas shkencëtarëve njerëzit me skizofreni mund të dallohen në 98% të rasteve nga lëvizjet e syve.

Për qindra vite me radhë është konstatuar se individët me sëmundje psikotike, kanë një shumëllojshmëri anomalish të lëvizjes së syve.

Njerëzit me skizofreni e kanë të vështirë të ndjekin me sy lëvizjen e ngadalshme të objekteve. Ata e lëshojnë vështrimin pingul mbi objekt dhe më pas bëjnë lëvizje të shpeshta dhe të pakontrolluara të syve. Njerëzit me skizofreni, shikojnë një objekt të parregullt në foto apo piktura, ndryshe nga njerëzit e tjerë. Individët me skizofreni nuk mund të fiksohen mbi objekte të caktuara.

Njerëzit që vuajnë nga problemet mendore, kanë lëvizje të pakontrolluara dhe të çrregullta të syve.