Saturday

6 Fjalë të Domosdoshme për të Evituar Konfliktet

Tags


Ndonjëherë, njerëzit ju bëjnë të çmendeni me qëllim. Por më shpesh, kjo është rezultat i një keqkuptimi. Cila është mënyra më e mirë për të rregulluar një keqkuptim? Shpjegimi i vetvetes. Profesori i Kërkimeve Brené Brown, i cili është një nga pesë më të shikuarit e të gjitha kohërave në TED Youtube, ka një sekret të lehtë me gjashtë fjalë për të arritur në rrënjën e një keqkuptimi. Filloni një fjali me, "Historia që tani po krijoj në kokën time është ..." dhe vazhdoni kështu. Ju do të habiteni sa shpejt inati do zbehet.

Fërkim i brendshëm

Mendoni për herën e fundit që u zitë me një person të rëndësishëm për ju, ose ju iku mendja nga shefi juaj, ose u ofenduat nga një mik i ngushtë. Pasi gjithçka u qetësua, cila pjesë e konfliktit ishte e vërtetë? Anasjelltas, sa nga ai konflikt ishte diçka që kishit përralluar në kokën tuaj?

Brown jep një shembull të një konfiguracioni të tillë në librin e saj "Rritja e fortë": pas një dite plot tension, burri i saj Steve hapi frigoriferin dhe tha: "Ne nuk kemi çfarë të hamë. As mish nga dreka nuk ka ngelur". Ajo menjëherë ju kthye, "Po sajo diçka. Mund edhe të tundesh e të shkosh të blesh gjëra gjithashtu!"

Steve u hutua dhe e pyeti se çfarë po ndodhte. "E dija saktësisht se çfarë po ndodhte," shkruan ajo. "Unë e kisha kthyer komentin e tij në një histori rreth asaj se si jam një partnere dhe nënë e paorganizuar, jo e besueshme. I kërkova falje dhe e fillova fjalinë tjetër me shprehjen që është bërë një shpëtues në martesën time, prindërimin dhe jetën profesionale: Historia që tani po krijoj në kokën time është se ti je duke më fajësuar mua që nuk kemi ushqime, dhe se unë e kisha prishur fare muhabetin." Kjo nuk ishte e vërtetë, natyrisht. Steve ishte vetëm i lodhur dhe i uritur.

Shqyrto dhe reago

Çështja kryesore me faktin se i tregon dikujt që po krijon një histori në kokën tënde është, së pari, se po ja pranon vetes tënde këtë gjë. Kur të pranoni sajimin në kokën tuaj, ju mund ti shkoni deri në fund. Çfarë ju bëri të mendoni në këtë mënyrë? Cilat janë emocionet pas historisë? Sapo të hetoni historitë që krijoni, ju mund ta sfidoni atë dhe të arrini në të vërtetën e madhe.

Në të njëjtën kohë, ju e bëni veten të prekshëm ndaj personit tjetër. Ashtu si qentë ekspozojnë barkun e tyre për të shmangur një luftë, duke i ekspozuar emocionet tuaja të pakëndshme një personi tjetër, mund t'i bëni ata që të ulin mbrojtjen e tyre gjithashtu. Me ardhjen e qetësimit, të dy mund ta kuptoni më lehtë perspektivën e personit tjetër dhe të gjeni një zgjidhje të drejtë për çështjen.

Për ti mposhtur më lehtë historitë e krijuara në kokën tuaj, Brown sugjeron ti bëni tre pyetje vetes:


  1. Cilat janë faktet dhe cilat janë supozimet e mia?
  2. Çfarë duhet të di për të tjerët?
  3. Çfarë po ndjej vërtetë? Çfarë roli kam luajtur?


Kjo mund të çojë në disa zbulime befasuese. Ndoshta ajo ndjenjë zemërimi vjen nga një ndjenjë më e thellë e fajit, apo trishtimit, apo frikës. Nuk është gjithmonë e rehatshme të shqyrtojmë të vërtetat pas ndjenjave tona, por është shumë më e këndshme sesa të jetosh në konflikte të vazhdueshme. Kështu që herën tjetër që ndjeni ofendim nga një njeri i dashur ose ziheni me një koleg, filloni fjalinë tuaj të ardhshme me këto gjashtë fjalë: "Historia që tani po krijoj në kokën time është ..."