Thursday

Ja Pse e Keni Duartrokitur Edhe Pse Nuk Ju Ka Pëlqyer

Tags

Ja Pse e Keni Duartrokitur Edhe Pse Nuk Ju Ka Pëlqyer
1Fakt Psikologji

Performuesit më të mirë marrin më së shumti duartrokitje, apo ajo? Gabim, sugjeron një studim që ka zbuluar që dinamikat e duartrokitjes kanë jetën e tyre gjatë një koncerti apo ngjarje.

Hulumtimi, i prezantuar në “Journal of the Royal Society Interface” të fundit ka zbuluar që duartrokitja është më shumë si sëmundje në kuptimin se si përhapet. Duartrokitja rezulton të jetë një formë që njihet si “sëmundje ngjitëse sociale.”

Gjatë studimit “duartrokitja është rritur në proporcion me numrin e anëtarëve tjerë të audiencës tashmë “të infektuar” nga kjo sëmundje ngjitëse sociale, pavarësisht afërsisë së tyre hapësinore,” shkruan autori kryesor, Richard Mann, me kolegët e tij nga Uppsala University.

“Ndërprerja e aplauzit është po ashtu ngjashëm e ndërmjetësuar në mënyrë sociale, por është në shkallë më të vogël e kontrolluar nga ngurrimi i individëve për të duartrokitur shumë herë.”

Me fjalë tjera, ne nuk dëshirojmë të perceptohemi si idiotë duke duartrokitur shumë.

Studimi ka përfshirë xhirimet e grupeve me nga 13-20 studentë të universitetit që kanë marrë pjesë në prezantim. Zbulimet mund t’i atribuohen lirisht çfarëdo lloji të tubimit masiv – madje edhe ndonjë feste të ditëlindjes së madhe familjare - ku njerëzit mund të duartrokasin.

Mann dhe hulumtuesit tjerë kanë konstatuar që dinamika e duartrokitjes ka të bëjë më zërin dhe jo me të shikuarit e njerëzve tjerë duke duartrokitur. Kështu që nëse i dëgjon njerëzit tjerë duke duartrokitur, edhe ti ke gjasa ta bësh të njëjtën gjë.

“Koha të cilën audienca e kalon duke duartrokitur mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme,” shkruajnë hulumtuesit, “madje edhe në mungesën e çfarëdo ndryshimeve në kualitetin e prezantimeve që kanë dëgjuar.”

Përfundimisht duket që duartrokitja ka të bëjë më shumë me dinamikën sociale se sa me atë se sa mirë është duke performuar këngëtari, folësi, atleti ose ndonjë individ tjetër në skenë.

Faktorë shtesë si, a është konsumuar apo jo alkool mund të kenë po ashtu efekt. Qeshja në grupe shërben si një shembull tjetër i infektimit apo ngjitjes sociale.