Sunday

Kush e Di Përgjigjen e Kësaj Pyetje Konsiderohet Psikopat!

Tags

Kush e Di Përgjigjen e Kësaj Pyetje Konsiderohet Psikopat!


Psikologu kanadez Robert D. Hare është i njohur për metodën e tij të vlerësimit të psikopatisë (Psychopathy Checklist-Revised – PCL-R), e shpesh punon si këshilltar për repartin e FBI-së, i cili merret me rastet e rrëmbimit të fëmijëve dhe të vrasësve serialë

Sipas gjurmëve të “check-listës” së Hareit, psikologët kanë krijuar një test shumë të thjeshtë, me të cilin mund të konstatohet se, a mendon dikush si një vrasës serial?
Është fjala për një pyetje të thjeshtë, e cila nuk është “pyetje truk”, e në të cilën, shumica e vrasësve serialë të arrestuar – besoni a mos besoni – kanë dhënë përgjigje të saktë.

Lexojeni këtë tregim të shkurtër, pastaj përpiquni të përgjigjeni pyetjes pasuese. Verifikoni nëse përgjigjia juaj përputhet me tiparet e një psikopati.

Gruaja ishte në varrimin e nënës së saj dhe ndër të pranishmit sheh një burrë të cilin kurrë më parë nuk e kishte parë. Ju duk si burrë ideal dhe u dashurua me të menjëherë, me shikim të parë. Por, nuk kishte kontakt të tij dhe nuk dinte si ta gjente numrin e tij të telefonit. Disa ditë më vonë vrau motrën e saj.

Pyetja: Cili ishte motivi që ajo vrau motrën?

Përgjigjia e saktë zbulohet me poshte:


“Gruaja ishte në varrimin e nënës së saj dhe ndër të pranishmit sheh një burrë të cilin kurrë më parë nuk e kishte parë. Ju duk si burrë ideal dhe u dashurua me të menjëherë, me shikim të parë. Por, nuk kishte kontakt të tij dhe nuk dinte si ta gjente numrin e tij të telefonit. Disa ditë më vonë vrau motrën e saj.”

Pyetja: Cili ishte motivi që ajo vrau motrën?

Nëse keni menduar zgjidhjen:

" Ajo vrau motrën që burri me të cilin u dashurua të paraqitej në varrimin e saj dhe ajo të mund ta takonte sërish"

kjo do të thotë se ju keni tipare Psikopatike. Në koshiencën tuaj ju e konsideroni të pranueshme këtë zgjidhje.

Përse ky konkluzion?

Sipas Robert D. Hare psikopatët, ndër të tjera, kanë këto karakteristika:

- Nuk ndjehen fajtorë
- Për të arritur qëllimet e tyre ata mund të shkelin të gjitha ligjet pa përjashtim
- Nuk ndjejnë keqardhje

Për të bërë testin e plotë psikopatik me 20 pyetje të doktor Robert D. Hare klikoni linkun më poshtë: