Ofroj Vend Pune - Punësim - Kërkohen Përkthyes dhe Përkthyese

Ofroj Vend Pune -  Punësim

Fillo këtu!

Përkthyesit e 1Fakt.al ndihmojnë përhapjen e ideve kudo në Shqipëri. Ja se çfarë duhet të dini për të filluar.

Si funksionon

Përkthimet kalojnë nëpër hapat e mëposhtëm përpara publikimit:

1. Teksti

1Fakt ofron një tekst (rreth një faqe A4 formati Microsoft Office Word) origjinal në gjuhën Angleze. Teksi dërgohet tek vullnetari përkthyes me email si dokument bashkangjitur. Kujdes! Pranoni email me dokument bashkangjitur vetëm nga adresa jonë email [email protected]

2. Përkthimi 

Vullnetari konfirmon se do përkthejë tekstin, brenda afateve kohore, në përgjigje të email fillestar dërguar nga ne. Tekstet përkthehen nga gjuha Angleze në gjuhën Shqipe po në formation Microsoft Office Word dhe dërgohen me email nga vullnetari tek 1Fakt.al në formë dokumenti bashkangjitur në adresën tonë [email protected]

3. Shqyrtimi 

Tekstet shqyrtohen nga një punonjës me përvojë (dikush që ka punuar më parë si vullnetar dhe tashmë është punësuar nga 1Fakt.al). 

4. Miratimi 

Para publikimit, përkthimet e rishikuara miratohen nga anëtari i stafit dhe më pas kalojnë online për publikim. 

Kreditimi 

1Fakt.al vendos prioritet të jashtëzakonshëm në kreditimin e vullnetarëve për kontributet e tyre. Vullnetarët me përkthime të botuar në 1Fakt.al do të kenë: 

- Profili i tyre regjistrohet në dosjen tonë të përkthyesve dhe në raste afatgjata dhe serioze bashkëpunimi mund të punësohen me kohë të plotë dhe me rrogë të rregullt.

- Vullnetari kualifikohet për rekomandime pozitive nga ana e kompanisë tonë në Linkedin apo përmes komunikimit zyrtar me email tek cilido punëdhënës që kërkon rekomandime. Rekomandimet bëhen aktive pas një bashkëpunimi prejt 50 faqe A4 të përkthyera.
- Një çertifikim special dërgohet falas si hard copy (dokument i plastifikuar) në adresën e vullnetarit duke e çertifikuar si përkthyes/e të gjuhës Angleze për kompaninë tonë. Çertifikata dërgohet pas 100 faqe A4 përkthime vullnetare pa ndërprerje afatgjata bashkëpunimi.

- Emri i përkthyesve është gjithmonë i kredituar në artikujt e 1Fakt kur përkthimi i tyre publikohet.

Kërkesat:

Aftësitë e gjuhës: Përkthyesit vullnetarë duhet të kenë njohuri të mira si në gjuhën mëmë ashtu edhe në gjuhën Angleze. Përkthyesit vullnetarë duhet të dërgojnë dokumentin e përkthyer të redaktuar gramatikisht dhe me shenja pikësimi korrekte. Në të gjitha rastet gërma si Ë, ë, ç, Ç, etj. duhet të jenë saktësisht të vendosura në dokument. 

Detyrat: 

Vullnetarët e rinj duhet të punojnë në vetëm një detyrë në një kohë të caktuar. Detyrat duhet të plotësohen brenda 3 (tre) ditëve. Nëse vullnetari merr përsipër përkthimin e një dokumenti dhe nuk e realizon brenda afateve kohore për 3 (tre) herë rresht emri i tij/saj mund të fshihet nga lista e vullnetarëve të 1Fakt.

Jeni gati për të filluar bashkëpunimin me ne? Dërgoni një CV në adresën tonë email: [email protected]