Ofroj Vende Pune - Kërkohen njerëz me Ide, mjeshtra Instagrami e fiksimaxhi Youtube.

Ofroj Vende Pune - Kërkohen njerëz me Ide, mjeshtra Instagrami e fiksimaxhi Youtube.

Publiko 

Përdorni fuqinë sociale të postimeve të 1Fakt për të shpërndarë idetë tuaja më të mira me botën. Postoni listat dhe krijimet tuaja të mrekullueshme dhe ndani ato me komunitetin e 1Fakt.

1Fakt.al është vendi për postimet të mrekullueshme krijuar nga ata që pëlqejnë formatin e 1Fakt. Nëse ju pëlqen të ndani humorin, gjërat e mrekullueshme që ju rrethojnë, njohuritë tuaja testuese për identitetin, fizionominë dhe personalitetin si dhe trillimet e kuizeve, atëherë ky është vendi për ju! Për t'u bërë pjesë e komunitetit të 1Fakt, mjafton të bëni një postim! Nëse mendoni se postimi do të duket mirë në 1Fakt, atëherë na e dërgoni në [email protected] për të sugjeruar postin tuaj tek redaktorët tanë! Nëse postimi që sugjeroni është i mirë, ose argëtues, ose origjinal, ose interesante, ose ndonjë kombinim i lavdishëm i këtyre katër gjërave, redaktorët tanë do ta paraqesin atë në faqen e 1Fakt online.

Aktualisht ne pranojmë tre lloje formatesh postimi nga komuniteti yne. Postime me Shkrim, postime me Foto dhe Video-post. Gjeni më poshtë shpjegimet për seicilën mënyrë postimi:

Postime me Shkrim

Këto lloj postimesh janë më të zakonshmet në cilindo blog që vizitoni. Ju tregoni një histori, shprehni një ide, bëni humor etj etj etj. Në komunitetin tonë ne preferojmë listimet. Listimet janë postime me një numër të caktuar pikash. Disa ide për të cilat mund të shkruani janë:

- 10 mashtrimet politike të Lulzim Bashës,
- 10 batutat më të bukura nga Shkodra,
- 10 histori nga koha Komunizmit që do ju lënë pa gjumë, etj

Mbani shkrimin tuaj sa më të shkurtër dhe të qartë. Një lexim në 90% të rasteve nuk e kalon 5 minutëshin dhe të rrallë janë ata që lexojnë mbi 1600 fjalë në një postim. Ruani këtë nivel

Postime me Foto

Ideja e postimeve me foto është pak a shumë e njejtë me atë të Postimeve me Shkrim vetëm se sekreti i suksesit të postimeve tuaja do të varet më shumë nga ana vizuale. Për këtë arsye kurseni fjalët dhe tregoni idenë tuaj me foto cilësore dhe kuptimplota. Ju mund të përdorni gif, meme, foto të zakonshme pa asnjë kufizim. Disa tituj që mund ti interesojnë publikut janë:

- 10 fytyrat më të habitshme të Edi Ramës në parlament
- 10 veshjet më skandaloze të Vera Grabockës ndër vite
- 10 meme që tregojnë qartë zhgënjimin e tifozëve të Tiranës, etj

Postime me Video 

Nëse ju jepet duarsh me montime video ose dini të gjeni video interesante apo humoristike në internet atëhere ju mund të jeni një kandidat i shkëlqyer për të realizuar Video-post. Disa ide postimi mund të jenë:

- 10 rastet kur avokat Ngjelës i ka ngelur hatri live në TV,
- Si të gatuani një pjatë Franceze,
- Si të ndërtoni një komodinë me forcat tuaja, etj

Të postosh video-post me ne është e lehtë si 1,2,3. Ngarkoni videon tuaj në Youtube (ose kopjoni linkun e videos që keni gjetur në Vimeo ose Youtube), 2. Postoni me ne video-postën tuaj sipas udhëzimeve më poshtë 3. Na dërgoni linkun e postimit tuaj dhe shijoni frutet e punës tuaj me plot Like e komplimenta.

Si të postoni 

Për të postuar ju duhet të përdorni blogun e Telegram, Telegrafin. Për ta përdorur mjafton të vizitoni sitin e tyre http://telegra.ph/ . Nuk ka asnjë nevojë për regjistrim dhe ju mund të filloni postimin tuaj menjëhere. Ja guida hap pas hapi:

1. Vizitoni sitin telegra.ph dhe do ju shfaqet kjo pamje:

Ofroj Vende Pune - Kërkohen njerëz me Ide, mjeshtra Instagrami e fiksimaxhi Youtube.

- Shkuani titullin e postimit tuaj aty ku shkruan "Title" 
- Shkruani emrin tuaj ose pseudonim aty ku shkruan "Your name"
- Shkruani historinë tuaj aty ku shkruan "Your story..."

Kur klikoni tek "Your story..." për të shkruar teksin e postimit tuaj këto ikona të reja do ju shfaqen:

Ofroj Vende Pune - Kërkohen njerëz me Ide, mjeshtra Instagrami e fiksimaxhi Youtube.

Ikonat e nënvizuara me të kuqe shërbejnë për të vendosur media në postim. Për ata që dëshirojnë të postojnë foto klikoni ikonën e aparatit fotografik. Kur të hapet një dritare, gjeni fotot që doni të postoni nga celulari apo kompiuteri juaj dhe klikoni Open. Vazhdoni kështu me tekst e foto të tjera.

Ata që duan të postojnë video duhet të klikojnë ikonën tjetër < > . Një dritare do hapet dhe do ju kërkojë të vendosni linkun e videos tuaj që keni ngarkuar më parë në Youtube apo Vimeo. Vendosni linkun dhe klikoni Enter në tastierën tuaj. Video do shfaqet. Vazhdoni kështu me tekste e video të tjera.

Ata që kanë postim me Shkrim nuk kanë lidhje me këto ikona edhe pse sygjerohet që një postim me shkrim të ketë të paktën një foto. Mjafton të shkruani tekstin që doni aty ku shkruan "Your story..." dhe jeni në rregull. Nëse doni ti jepni stil tekstit tuaj selektoni atë që keni shkruar dhe menjëherë një menu do shfaqet para jush (shiko foto më poshtë). Ndryshoni tekstin sipas dëshirës:

Ofroj Vende Pune - Kërkohen njerëz me Ide, mjeshtra Instagrami e fiksimaxhi Youtube.

Pasi të keni përfunduar me postimin tuaj, qoftë kjo video, foto apo tekst ju duhet të klikoni butonin "PUBLISH". Pasi keni shtypur "PUBLISH", pra keni publikuar postimin tuaj, nëse doni të bëni ndryshime në postimin tuaj ju mund të klikoni butonin "EDIT" i cili do të zëvendësoje butonin e mëparshëm "PUBLISH" (referoju fotos më poshtë). Nëse postimi juaj është në rregull ju lutemi të kopjoni linkun unik që u krijua për këtë postim kur shtypët "PUBLISH" dhe të na e dërgoni me email. Psh për postimin e shembullit tonë linku unik është dhe do të jetë gjithmonë: http://telegra.ph/Si-t%C3%AB-05-25 (nënvizuar me të kuqe në foto). Në email tuaj që do na dërgoni me linkun e postimit ju mund të shtoni edhe info shtesë apo sygjerime si do donit të paraqitej postimi juaj në 1Fakt. 

Ofroj Vende Pune - Kërkohen njerëz me Ide, mjeshtra Instagrami e fiksimaxhi Youtube.
Këtu detyra juaj mbaron. Sapo stafi ynë të marrë email me linkun e postimit tuaj, ata do ta shqyrtojnë veprën tuaj dhe do t'ju informojë nëse ajo do të postohet në 1Fakt. Edhe një herë, linkun e postimit tuaj duhet ta dërgoni në adresën tonë me email: [email protected]

Nëse ju realizoni 100 postime të suksesshme në 1Fakt, qoftë tekst, video apo foto, ju jeni automatikisht kandidat pët tu bërë kreator i përhershëm me sitin tonë. Suksese!